Histori

SPECIALE / Pararendësit e agjentëve 007

Në imagjinatën tonë agjentët sekretë janë të gjithë si James Bond. Ja sesi ka ndryshuar figura e spiunit në 5 shekujt e fundit

Screen Shot 2016-02-27 at 09.44.33

Një natë të ngrohtë gushti Bond, agjent sekret, ikën nëpër çati. Njerëzve që e mbajnë nën shënjestër poshtë në rrugë u tregon si trofe një grua dhe një fëmijë të terrorizuar: do t’i vras, ulëret, nëqoftëse nuk do të më lini të largohem i padëmtuar. Ku ka përfunduar kodi i nderit i legjenedarit 007? E thjeshtë: nuk bëhet fjalë për “atë” Bond, por për një tjetër. Jo James, por John, spiun i Pesëqindës që në Anglinë elisabetiane krey misione marramendëse dhe shoqëroi lundërtarin dhe piratin Francis Drake në aksionet fitimtare kundër kolonive spanjolle. Pasardhësit e tij u vendosën në Purbeck, në Dorset, ku (si për ironi të fatit) Ian Fleming, krijuesi i 007, do të frekuentonte shekuj më vonë shkollën fillore. Armikut të përbetuar, Filipit të II-të të Spanjës, John nuk i rrëmbeu vetëm anijet, por edhe atë që do të bëhej motoja e familjes së tij: Orbis Non Sufficit, “Bota nuk mjafton”. Një shprehje që fansave të spiunit më të famshëm të ekranit të madh u thotë diçka nga shpirti i aventurës…

[real3dflipbook id=”980″]

Leave a Reply

Back to top button