Kulture

Spektakël në RAI, Papa telefon Benignin përpara shfaqjes

benigni

Roberto Benigni ka dhuruar një shfaqje mahnitëse ditët e kaluara në televizionin Rai duke rritur shikueshmërinë në 10 milionë telespektatorë me shfaqjen e tij “10 Urdhëresat”. Por përpara shfaqjes ai ka marrë një telefonatë surprizë nga Papa Françesku. Telefonata e ngrohtë që Papa i ka bërë aktorit fitues të çmimit Oscar është konfirmuar nga një anëtar i Vatikanit ku Papa e ka uruar Benignin për shfaqjen që dhuroi. Shfaqja e ndarë në dy pjesë mori 9.1 milionë shikime natën e parë dhe 10.2 natën e dytë duke u konsideruar ky si një rekord shikueshmërie për kanalin italian ‘Raiuno’.
Benigni ka folur për “10 Urdhëresat” e Zotit të cilat ja dha profetit Moisi i cili i shkruajti në dy pllaka guri, duke i afruar me realitetin e sotëm italian. “Ne nuk duhet të vjedhim. Zoti ka shkruar një nga dhjetë urdhëresat se është e ndaluar të vjedhim. Kjo urdhëresë na shkon shumë për shtat ne italianëve. Madje më duket se Zoti e ka shkruar pikërisht në italisht këtë urdhëresë”, ka qenë një nga batutat e komedianit të njohur 62-vjeçar i cili ka marrë miliona duartrokitje nga telespektatorët.

Leave a Reply

Back to top button