Analiza

Spiunazhi dhe tregtia, lëshimet e Obamës. Europa rikthehet strategjike

spionaggioPresidenti Obama siguron mbështetjen e aleatëve, dhe menjëherë ngre tonet ndaj Putinit. Pothuajse e vë në lojë, duke thënë që “Rusia është një fuqi rajonale, e cili kërcënon fqinjët e dobët”, ndërkohë që shqetësimi i tij kryesor gjeopolitik nuk janë provokimet e Moskës, “por rreziku që dikush të shpërthejë një bombë atomike në Manhatan”. Megjithatë, nëse Putini do të bënte gabimin që të kërcënonte kufijtë e NATO-s, përgjigja ushtarake do të bëhej e pashmangshme, “sepse kjo është arsyeja e ekzistencës së Aleancës”.

Kur nisi të konceptohej misioni europian o Obamës, objektivat parësorë të Uashingtonit ishin cuarja përpara e përpjekjeve për sigurinë bërthamore, duke larguar rrezikun që materiale të rrezikshëm të përfundonin në duar të terroristëve. Rilancimi i marrëdhënies politike dhe ekonomike me kontinentin e vjetër, edhe përmes marrëveshjes së re të tregtisë. Gjetja e një terreni të përbashkët me Papa Franceskun, duke nisur që nga interesi reciprok për të luftuar pabarazinë. Kriza e Ukrainës dhe ofensiva e Putinit në Krime e transformuan vizitën e tij, në një mision për të “rifarkëtuar” aleancat e Amerikës, me G7, Bashkimin Europian dhe NATO-n, për të sqaruar Moskën që agresionet e saj do të cojnë vetëm drejt izolimit. Operacioni pati sukses, edhe falë lëshimeve për tema të tjera, si Partneriteti Transatlantik për Tregtinë dhe Investimet, dhe spiunazhi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, ose NSA.

Marrëveshja tregtare ka për qëllim eleminimin e barrierave tregtare që kanë mbetur ende mes Europës dhe SHBA, mesatarisht një 3% i tarifave, për një treg që ka 800 milionë persona dhe gjysmën e GDP botërore. Totali i shkëmbimeve tregtarë dhe investimeve reciprokë i kalon 4 trilionë dollarët, dhe miratimi i marrëveshjes së re do të sillte menjëherë një avantazh të përvitshëm për të dy ekonomitë, i vlerësuar afro 100 miliardë dollarë. Ka ende pengesa për të kapërcyer, mbi të gjitha për arsye se grupet e lobimit të sektorëve të ndryshëm, duke filluar nga ai bujqësor dhe ushqimor, kërkojnë që disa masa proteksioniste të ruhen. E megjithatë [as raundit të katërt të negociatave, që përfundoi në 14 mars, nisi të qarkullojë një draft deklaratë që do të botohet në fund të samitit SHBA-Be sot, me anë të të cilës të dy palët angazhohen që të heqin pothuajse të gjithë barrierat e mbetura. Nëse ndodh, do të ishte një lëshim i bërë nga ana e amerikanëve, të cilët në takimin e fundit kishin ofruar eleminimin e 88% të tarifave, kundrejt 96% që propozonin europianët. Një zbutje kjo, që ka ardhur ndoshta edhe prej faktit që ndërkohë, prioritet i udhëtimit në Europë tashmë ishte bërë riforcimi i aleancave, për t’i kundërvënë Putinit një front të bashkuar.

Po ky diskutim vlen edhe për survejimet elektronikë të kryer nga NSA, e cila kishte sjellë përplasje mbi të gjithë me kancelaren Merkel, një element kyc i cfarëdolloj politike serioze për izolimin e Rusisë. Dje në mëngjes, Nju Jork Tajms shkruante se Obama dëshiron t’i japë fund mbledhjes pa dallim të të dhënave në arkivat qeveritarë, dhe në konferencën përmbyllëse të samitit bërthamor të Hagës, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka premtuar se cfarëdolloj veprimtarie spiunazhi në të ardhmen do të jetë e lidhur me të dyshuar qartësisht për veprimtari terroriste apo veprimtari kriminale. Natyrisht, afrimi kohët e fundit i Merkelit me pozicionet e amerikanëve, në lidhje me linjën e ashpër që duhet mbajtur kundër Putinit, lind mbi të gjitha prej bindjes së saj të maturuar në javët e fundit, për pabesueshmërinë e Vladimirit, por Uashingtoni e ka ndihmuar jo pak, duke shfaqur ndjeshmëri për problemet që e kishin shqetësuar.

Në këtë drejtim shkojnë edhe garancitë që u janë dhënë aleatëve më të ekspozuar të NATO-s. Obama synon ende në zgjidhjen diplomatike dhe pranon se nuk do të jetë e mundur të largohen rusët nga Krimea me forcë. Megjithatë, nëse do që një front kompakt perëndimor të bindë Putinin që të mos bëjë aventura të tjera, apo që të kthehet e të bëhet një udhëheqës i respektuar në komunitetin ndërkombëtar, është e nevojshme që NATO të mos shfaqë asnjë lloj carjeje. Zhvendosja drejt Azisë nuk është hequr nga axhenda, por tani është momenti për të risalduar aleancën me Europën.

Leave a Reply

Back to top button