Analiza

Spiunë dhe gjeneralë, një listë “kush-është-kush” e aktorëve

mala 3Rebelë prorusë, agjentë sekretë, paramilitarë, politikanë: ja disa prej figurave që mund të kenë patur një rol në shkatërrimin e MH17. Një histori e cila është ende në fillim dhe ku po zhvillohen përpjekjet për të bashkuar copëzat e “fotografisë”.

GODITESI

Paraqitet si “koloneli Strelkov”, por emri i vërtetë i tij është Igor Girkin dhe mes të tijëve ka nga ata që e quajnë Goditësi. Në karantinë, ka qenë protagonist i revoltës kundër Kievit. Mendohet të jetë një oficer i GRU, shërbimi i fshehtë ushtarak rus, që ka kaluar kufirin për të koordinuar aksionin e rebelëve. Me zë të budë dhe metoda të spikatura, ka thënë se i ka rekrutuar njerëzit e tij mes veteranëve të konflikteve të tjerë. Ka pasion për historinë ruse dhe në të kaluarën ka publikuar shkrime nacionalistë. Pak ditë më parë kishte kërcënuar: “Mos fluturoni mbi zonat tona”.

SIPERMARRESI

Igor Bezler, me origjinë nga Krimea, ku ka lindur në vitin 1965. Ish ushtar, ka studiuar në Rusi dhe ka ndryshuar shpesh herë punë: shef i sigurisë në një fabrikë, punonjës i një kompanie pompash, ushtarak në shërbim në Moskë. Ka nofkën Bes, që do të thotë “demon” dhe ka krijuar një profil të forti. Në një intervistë ka deklaruar: këndoj çdo mëngjes himnin sovjetik dhe shkoj të fle para orës 22.30. Shërbimet e fshehtë ukrainas thonë se mund të ketë udhëhequr repartin që goditi raketën kundër avionit malajzian.

KOZAKU

Nikolay Kozitsin, oficer i kozakëve që mbështesin Moskën në Ukraiën lindore. Emri i tij shfaqet në përgjimet e shpërndarë nga shërbimi i fshehtë i Kievit, pas shkatërrimit të Boeingut. Njerëzit e Kozitsinit janë të parët që mbërrijnë në zonën e impaktit dhe thonë se në avion kishte shumë gra dhe fëmijë. Ai reagon duke thënë se ndoshta Boeingu kishte spiunë.

POLITIKANI

Alexander Borodai është “kryeministri” i Republikës së Donetskut, entitet prorus që dëshiron të shkëputet nga Ukraina. Përpara se të hynte në politikë është marrë me biznes. Ka nënshtetësi ruse, shtëpi në Moskë, hyri në skenë menjëherë pas lajmit të tragjedisë së avionit malajzian. Fillimisht dha informacione konfuzë mbi kutinë e zezë të avionit, më pas u dyshua se kishte koordinuar disinformimet për atë që ndodhi. Mendohet që militarët kanë zhdukur prova nga zona e “krimit”.

GJENERALI

Gjenerali Igor Sergun është kreu i shërbimit të fshehtë rus, GRU. I gjithë operacioni në Ukrainë është drejtuar nga ky aparat që ka vepruar në tre fronte. Ai ushtarak, duke mbështetur dhe koordinuar njësitë rebele. AI i shërbimit të fshehtë, duke ofruar informacione të rëndësishëm në Moskë në frontin politik dhe strategjik. Dhe i propagandës, duke shpërndarë informacione të pavërtetë. Dhe tani duhet të zbusë dëmin duke organizuar “mbrojtjen” dhe gjetur një rrugëdalje. Eshtë ngritur edhe pyetja, që nëse filorusët janë përfshirë vërtetë në këtë histori, mos vallë Gru do të zhdukë autorët materialë? Njerëz që me rrëfimet e tyre mund të fusin në telashe ushtarakët dhe mbrojtësit e tyre në Kremlin.

BATALIONI

Batalioni Vostok është krijesë e GRU-së. Njësia është e formuar nga ushtarë që kanë luftuar islamikët çeçenë, të gjithë besnikë dhe të stërvitur mirë. Moska i ka thirrur dhe i ka dërguar në lindje të Ukrainës për t’iu kundërvënë forcave qeveritare. Ushtarët ndërhyjnë në situatat më të vështira. Ditën pas tragjedisë së MH17, disa pjesëtarë të Vostokut kanë larguar lëshuesin e raketave Buk, prej të cilit mund të jeë nisur raketa Sa11. /corriere.it/

Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button