Ekonomi

SPONSORED / “Tani cilësia blihet më thjeshtë. Gjigandi I automjeteve Volvo nga Mektrin Motors, bashkëpunon me Credins Bank”

Prej sa vitesh operon Credins Leasing në Shqipëri?

Credins Bank, me përvojë mbi 10 vjet në zhvillimin e produktit të Qirasë Financiare (Leasing), është e fokusuar te financimet në fushën e investimeve të reja apo ekzistuese, në formën e financimit të automjeteve të reja, linjave të reja të prodhimit, pajisje e makineri ndërtimi, Buy and Lease Back, etj. Ne synojmë të stimulojmë aktivitetin leasing, duke ndikuar në futjen dhe rinovimin e teknologjive të reja në tregun shqiptar, zhvillimin e ekonomisë shqiptare në tërësi, duke i dhënë mundësi biznesit të kryejë investime të reja në teknologji e pajisje dhe plotësimin e nevojave të tij në rritje. Credins vjen me një bashkëpunim të ri, mjaft interesant, me një brand të njohur makinë, siç është Vovlo, duke ofruar leasing për dy tipe: Volvo e RE XC40 dhe XC60. Po çfarë është leasing për autovetura dhe kush mund të aplikojë për këtë shërbim Është një financim që ju mundëson të merrni një autoveturë të re, duke paguar vetëm një pjesë të saj, përkundrejt vlerës së plotë të autoveturës. Target-grupi i klientëve tanë janë individë që duan të blejnë një makinë të re, me të ardhura të rregullta mujore apo biznese që duan të pajisin stafin e tyre me autovetura dhe duan të ruajnë kapitalin për nevoja të tjera të biznesit. Avantazhet për klientët janë të shumta, pasi nuk kërkohet kolateral shtesë, klienti zgjedh vetë modelin e financimit që i përshtatet etj. Credins Leasing, bazuar në përvojën disavjeçare dhe stafin profesional, mundëson miratim të shpejtë të financimit (brenda një dite pune), thjeshtësi në procedura dhe fleksibilitet në modelin financiar, që i përshtatet buxhetit të gjithsecilit.

Çfarë risie sjell Credins në bashkëpunim me Mektrin Motors? Bashkëpunimi me Mektrin Motors e bën shumë më fleksibël dhe të thjeshtë marrjen me financim të ofertës së re nga Volvo. Ndaj mirëpresim çdo klient, individ apo biznes, i cili dëshiron të përfitojë nga kjo ofertë speciale në këtë fundvit, si për vlerën e ofruar, ashtu dhe për skemën e përbashkët dhe atraktive të financimit.

Si po ecën Volvo në Shqipëri dhe cili është modeli më i kërkuar?

Volvo në Shqipëri është e pranishme që prej vitit 2016, si pjesë e grupit më të madh të industrisë së makinave në Shqipëri, Mektrin Motors.

Çdo vit kemi pasur rritje të shitjeve dhe të pëlqimit të markës në vendin tonë. Po punojmë shumë që të përcjellim vlerat e Volvo-s te përdoruesit dhe deri tani, ia kemi dalë. Klientët e duan Volvo-n dhe kërkojnë atë çka ky prodhues suedez ofron. Është bërë trend tashmë që përdoruesit e makinave të zgjedhin gjithmonë e më shumë makinat e larta ose SUV, dhe bazuar në këtë, edhe tek ne nuk mund të ndodhë ndryshe. Pra modelet më të shitura janë XC40 dhe XC60.

Cilat janë ndryshmet e reja që Volvo po ofron për të garantuar risi dhe siguri? Sa të sigurta janë ato?

Volvo, që në krijimet e saj, është veçuar nga konkurrentët për shkak të kujdesit të treguar në sigurinë e përdoruesve të saj. Karakteristikë që edhe sot e veçon mbi të gjithë. Volvo ofron sistemin mbrojtës aktiv dhe pasiv më të mirë në treg. Kjo është veçoria për të cilën po rritet kërkesa për këto makina vit pas viti. Duhet theksuar se që nga viti 2020, shpejtësia max që do të kenë automjetet Volvo do të jetë e limituar në 180 km/h.

Cila është dhurata e Volvo Albania për konsumatorin shqiptar në këtë fundviti?

Këtë fundviti, Volvo Cars Albania në bashkëpunim me Bankën Credins vjen me ofertën unike. Dhurata jonë kushton shumë pak. Volvo XC40 për vetëm 325 euro/muaj dhe Volvo XC60 për vetëm 390 euro/muaj. Tashmë, nëpërmjet Bankës Credins, kushdo mund të bëhet përdorues i një Volvo.

Leave a Reply

Back to top button