Analiza

SPORT, FE & POLITIKE / Rikthim tek debati për shaminë

Anthony Hernandez

debatiKatarri tërhoqi ekipin e tij të femrave të basketbollit nga Lojrat aziatike, sepse gjysma e lojtareve ishin të mbuluara me shaminë islamike, zyrtarisht e ndaluar nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA).

Një drejtues katarian ka shpjeguar se FIBA e ndalon mbajtjen e shamisë për arsye sigurie, gjë që kundërshton, sipas tij, parimin olimpik të diversitetit. “Ajo që ndodh sot bie ndesh me objektivat e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (COI) i cili synon drejt përfshirjes të vëndeve me kultura të ndryshme dhe gjithashtu kundra sloganit të Lojërave aziatike të Incheon “Diversiteti shkëlqen këtu”, ngren zërin Ahlam Al Mana, shefi i komisionit të sportit femëror në vendin e tij.

Studiuesi algjerian Mahfoud Amara, i Universitetit të Sportit de Loughborough (Angli), autor i një botimi mbi sportin, politikën dhe shoqërinë në botën arabe (Palgrave and Mcmillan), flet mbi episodin dhe mbi vendin e femrave në sport, burim konflikti midis vendeve të Gjirit dhe instancave sportive ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e ekipeve femërore, a është mosmarrëveshja kryesore midis vendeve të Gjirit dhe instancave sportive ndërkombëtare?

Kjo me të vërtetë mbetet një problem, edhe pse viti 2012 përbënte një kthesë në Lojërat e fundit olimpike. Si përcaktohet universaliteti i sportit? Kush përcakton universalitetin e sportit? Ndofta vendet arabe nuk kanë marrë pjesë në hartimin e këtij përkufizimi. Sporti i praktikuar si i tillë është më tepër një sport me vlera shekullore perëndimore. Ai është produkt i historisë së praktikës sportive në Perëndim, e cila prodhon nganjëherë një konflikt vlerash.

Ekzistojnë ndryshime midis vendeve myslimane mbi këtë çështje …

Po. Ekzistojnë edhe në gjirin e vëndeve të Gjirit. Midis Arabisë Saudite dhe Kuvajtit, ndryshimi është i madh. Vetëm Irani dhe Arabia Saudite detyrojnë sportistet e tyre të mbajnë shaminë. Ato nuk kanë zgjedhje. Në Kuvajt, në Katar apo në Emiratet e Bashkuara Arabe, shamia është traditë kulturore, në vendet me vlerat tribale të forta. Eshtë e zakonshme të mbash shaminë, por nuk ekziston asnjë ligj që e detyron atë.

Përse atëhere, gjatë këtyre lojrave aziatike, konflikti erdhi nga Katari?

Katari dëshiron të shfaqet si një model ku pajton praktikën arabe sportive dhe vlerat universale. Theksojmë se delegacioni katarian numëron 55 femra në 260 sportistë, një rekord. Për t’u përgjigjur duhet kthyer në vitin 2012.

Në sajë të ndërhyrjes së disa personaliteteve të botës arabe, si princi jordanez Ali Bin Al-Hussein, zëvendës presidenti i FIFA, u gjet një terren mirëkuptimi për të autorizuar sportistet myslimane të mbanin shaminë gjatë lojërave olimpike të Londrës.

Negociata janë bërë midis CIO, federatat ndërkombëtare sportive dhe komiteteve kombëtarë olimpikë. Shumë federata, nga të cilat më e fuqishmja FIFA, kanë pranuar të heqin ndalimin e mbajtjes së shamisë. Federata e basketbollit (FIBA) përkundrazi nuk është prononcuar. Katarasit e dinin këtë dhe donin sigurisht të shtynin këtë federatë që të merrte një qëndrim. Gjërat avancojnë. Gjatë Lojërave aziatike, peshëngritëset iraniane që mbanin shami madje fituan medalje. Ekipi i femrave i Jordanisë në futboll merr gjithashtu pjesë në turne me lojtare të mbuluara.

Le të kthehmi në Lojërat Olimpike të vitit 2012 të cilat kanë qenë teatri i parë historik në drejtim të pjesëmarrjes femërore …

Për herë të parë Arabia dhe Katari kanë dërguar atlete femra në Lojrat olimpike. Kemi rastin e sportistes saudite të xhudos (Vodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani). Negociatat lejuan të përshtatej shamia në praktikën sportive, arsyeja për ta ndaluar mbajtjen e saj shpesh është një problem sigurie. Për disa konservatorë, “shamia sportive” nuk mund të jetë konsideruar si një shami e vërtetë (shami konvencionale).

Në çdo rast, gjërat evulojnë duke krijuar referenca dhe modele të reja. Në vendet e Gjirit arabik po vërejmë një rritje të pjesëmarrjes së femrave në aktivitete sportive. Në Arabinë Saudite ka filluar të zhvillohet aktiviteti fizik në shkollë, autoritetet fetare ka disa kohë që e kanë pranuar atë.

Shumë vëzhgues vlerësojnë se mbajtja e shamisë është një sprapsje e femrës. A e kuptoni ju këtë kritikë?

A është kjo e imponuar apo është thjeshtë një zgjedhje? Siç u shpreha dhe më sipër, kjo është më tepër proselitizëm i shtetit apo vështrim si i tillë në vende si Arabia Saudite apo Irani. Mundet pra të mendojmë se është nganjëherë një sprapsje të gjëndjes së femrës, të paktën sipas lëvizjeve feministe.

Por ka më tepër mundësi për gratë e pa mbuluara se sa për gratë e mbuluara që të praktikojnë sport. Ato që duan të mbajnë shaminë dhe të praktikojnë sportin e nivelit të lartë ndihen më të diskriminurara se sa të tjerat. Nga njëra anë luftohet për një rritje të pjesëmarrjes së gruas dhe nga ana tjetër vazhdon të ekzistojë një rrudhje për mbajtjen e lirë të shamisë. Kjo përfaqëson një kontradiktë të sigurt. I takon shoqërisë dhe instancave të zgjedhin prioritetin.

Në Tunizi, qysh kur partitë islamiste janë integruar në jetën politike dhe sociale, gjithnjë e më tepër femrat atlete prononcohen për mbajtjen e shamisë. Ato e justifikojnë atë si një vendim emancipues. Eshtë e sigurt që kjo nuk është kuptuar nga të gjithë.

Disa kritikë vënë në dukje gjuhën e dyfishtë të CIO apo të federatave ndërkombëtare si FIFA, të cilat autorizojnë mbajtjen e shamisë, por ndalojnë çdo mesazh politik…

Qysh prej disa kohësh, debati nxit filozofët, sociologët dhe komentuesit myslimanë: shamia është fetare apo politike? Në fakt, detyrimi i mbajtjes së shamisë për atletet iraniane nuk është politik? Kjo është një temë e gjerë. Në këtë rast, përgjigja e CIO është se nuk ka alternativa të tjera. Ose të pranohet shamia, ose disa vende nuk do të dërgojnë atlete femra. Për momentin, pragmatizmi ka fituar.

Shoqëria franceze, a është e përfshirë në këtë debat?

Po, rregullisht në këtë debat janë përfshirë komunitetet myslimane në vendet perëndimore. Për shembull, vendet e rezervura për femrat në pishinat publike kanë ngjallur polemika dhe nuk janë pranuar. Në vendet si Franca apo Kanadaja (Kebeku), çështja fetare në hapësirën publike është shumë e rëndësishme. Madje në Evropë, ekzistojnë ndryshime mids Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Në Britanii, kjo çështje nuk paraqet më pak probleme, por modeli është i ndryshëm, ai i multikultarizmit. /Le Monde/

PERSHTATUR NGA bota.al

Leave a Reply

Back to top button