Analiza

SPY THRILLER / NSA po grumbullon miliona fytyra nga interneti

nsaNational Security Agency po mbledh miliona fytyra njerëzish, si pjesë e bazës së të dhënave të njohjes së fytyrës, bën të ditur New York Times. Në një strategji që të kujton trillerat me spiunë, NSA thuhet se po mbledh gjithnjë e më shumë fytyra njerëzish nga interneti, megjithatë thuhet se, që të funksionojë me eficencë, programi kompjuterik duhet të ketë një gamë të gjerë pamjesh.

Sipas lajmit të New York Times, NSA kopjon në bazën e saj të të dhënave afro 55 mijë fotografi në ditë, që i përkasin cilësisë së “njohjes së fytyrës”. Në rast se po mendoni që NSA ka tashmë fotografi tuajat dhe të barbekysë që organizuar fundjavën që kaloi, ndoshta është pak herët për t’u shqetësuar, për momentin nisma duket se është e fokusuar vetëm në marrjen e imazheve nga forumet në internet dhe transmetimet satelitorë.

Për momentin NSA refuzon të komentojë nëse i merr fotografitë nga Facebooku apo mediat sociale, megjithatë ka pranuar se në fakt nuk ka akses në bazat e të dhënave të shteteve.

Kjo është vetëm një pjesë e nismës mbarëbotërore të qeverisë së SHBA për të rritur aftësinë e saj për njohjen e fytyrave në turma. Në një deklaratë për New York Times, zëdhënësja e agjencisë Vanee M. Vines mbron politikën e agjencisë duke thënë: “Nuk do ishim duke bërë punën tonë nëse nuk do të kërkonim mënyra për të përmirësuar saktësinë e sinjaleve të veprimtarisë së shërbimeve të fshehtë – që synon t’u kundërvihet atyre që maskohen dhe planifikojnë të dëmtojnë SHBA”.

Nuk është vetëm qeveria e SHBA që po përdor teknologjitë e reja të njohjes së fytyrës. Apple dhe Google përdorin teknologji si Touch ID apo Face Unlock respektivisht në sistemet e tyre.

Megjithatë, të dy kompanitë kanë ofruar garanci që të dhënat ruhen vetëm në telefon dhe nuk mund të rregjistrohen në një server qendror.

Leave a Reply

Back to top button