Histori

Stalini, sauna, agonia e gjatë dhe roli i Berias…

Screen Shot 2016-04-18 at 12.27.38Vdekja

“Josif Stalini vdiq dje në orën 9.50 në Kremlin, në moshën 73 vjeç. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht sot në mëngjes. Qëndroi në pushtet për 29 vjet. Lajmërimi është bërë në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, Këshillit të Ministrave dhe Presidiumit të Sovjetit Suprem […]. Pravda doli sot në mëngjes me një kornizë të madhe të zezë, në faqen e parë, në shenjë zie për Stalinin”. (Neë York Times, 6 mars 1953)

Jeta

Stalini, emri i të cilit buron nga stal (çelik – përshtatja në rusisht e fjalës gjermanishte Stahl), nofka e Josiph Vissarionovic Dzugasvili. Gjeorgjian, e mësoi rusishten në moshën 9 vjeç. Ishte pasardhës i Leninit në udhëheqjen e revolucionit sovjetik. Për të imponuar metodën komuniste, pushkatoi një milionë persona, mes viteve 1934 dhe 1950. Dhjetëra miliona të tjerë vdiqën në gulagë dhe në zitë e bukës të imponuara qëlimisht.

Sauna

Mëngjesin e 28 shkurtit 1953, Stalini futet në saunën e shtëpisë së tij verore në periferi të Moskës. Gjeorgjianët nuk e kanë zakonin e “banjas”, domethënë banjës me avull: Megjithatë, Stalini kishte nisur ta praktikonte në vitet pas mërgimit të tij në Siberi, që përpara revolucionit, dhe kishte vazhduar për gjithë jetën. Dy vjet më herët i ishte dashur të hiqte dorë, me këshillin e mjekëve, për shkak të tensionit të lartë.

Beria

Sipas gjeneralit Dmiytij Volkogonov, këshilltar i Jelsinit dhe historian me profesion, ishte Lavrentij Berija, shefi i policisë sekrete të Bashkimit Sovjetik, që i këshilloi me forcë Stalinit të rifillonte saunat. “Nuk mund të jem i sigurtë 100%, por jam i bindur që Stalini vdiq për shkak të planit të sofistikuar të BErijas, i cili nuk mund të mos e kishte kuptuar efektin që do të kishin patur këshillat e tij”.

Dhoma

Ditën pas saunës, Stalini fle deri në mesditë. Rojat dhe të tjerë njerëz të brendshëm ndiejnë që është zgjuar, dhe lëviz nëpër dhomë. Presin që t’i thërrasë me qëllim që t’i shërbejnë drekën, por ai qëndron i mbyllur në dhomë. Në orën 18.00 ndizet një dritë në dhomën e tij.

Shërbyesit janë të shqetësuar, por askush nuk ka kurajën që të futet. Vetëm në mesnatë vendosin: Stalini është i shtrirë përtokë, ka një kopje të Pravdës në dorë, bën shenja të dobëta me dorën tjetër, pa mundur të thotë asnjë fjalë. E shtrijnë në divan. Thërrasin Malenkovin dhe hrushovin, por asnjëri prej të dyve nuk kanë autorizim të mbledhin mjekët. Vetëm Beria mund ta bëjë, por Beria nuk gjendet asgjëkundi. Shefi i policisë së fshehtë vjen më në fund në 3 të mëngjesit, i dehur. Dëgjon nga jashtë dhomës tingujt e cuditshëm që lëshon Stalini, dhe qorton rojat: “Shoku Stalin po fle gjumë, fle dhe gërrhet, dhe nuk duhet të shqetësohet!”

Pasi kthehet në shtëpi mëngjesin e 2 marsit, Beria mbledh mjekët, anëtarët e tjerë të Presidiumit dhe të gjithë bashkë shkojnë tek shtëpia. Mbërrijnë në 7 të mëngjesit. Iktusi – sigurojnë më pas mjekët – ka goditur udhëheqësin rreth orës 21.00 të një dite më parë. Dhjetë orë pa ndihmë mjekësore. Dhjetë orë fatale.

Ndihma

“Nëse ndihma e shpejtë do të kishte ardhur në momentin e duhur, do të kish mundur të jetonte edhe kushedi për sa kohë” (Dmiytij Volkogonov).

Mjekët

Mjekët kuptojnë se nuk mund të bëjnë më asgjë. Vdekja është vetëm cështje ditësh. “Duhet të kuptoni se jeta e shokut Stalin është në duart tuaja!”, u ulëret Berija doktorëve, të cilët të terrorizuar, dridhen kaq shumë saqë nuk arrijnë as t’i bëjnë një injeksion.

Fundi

Në poltronat përreth rrijnë ulur anëtarët e tjerë të Politbyrosë. Në orën 21.50 të 5 marsit, pas gjysmë ore frymëmarrje artificiale, shefi i mjekëve ngrihet, i djersitur dhe i lodhur, dhe thotë: “Kaq ishte. Mori fund”.

Funerali

Në funeralin e Stalinit marrin pjesë më shumë se një milionë vetë. Të paktën 500 prej tyre gjetën vdekjen të shtypur, në tentativën për të bërë homazhe./bota.al

Leave a Reply

Back to top button