Histori

Statuja e Lirisë ishte fillimisht një grua myslimane

Screen Shot 2015-11-26 at 20.27.45

Nga Erin Blakemore

“Smithsonian”

Shtetet e Bashkuara kanë debatuar mbi emigracionin, i cili, që nga themelimi i vendit, dhe Statuja e Lirisë – një simbol i fuqishëm për emigrantët – përdoret shpesh si argument se pse duhet të presim me krahë hapur, ata që kërkojnë siguri dhe mundësi të reja për jetën. Por një fakt pak i njohur për këtë momument, përbën një kthesë intriguese në debatin e sotëm për refugjatët që vijnë nga bota myslimane.

Sikurse vë në dukje nga Majkëll Deli në në një editorial të kohëve të fundit në “Daily Beast”, vetë statuja vetë ishte menduar që fillimisht të përfaqësonte një femër fshatare egjiptiane, një kolos sipas modelit të atij të Rodosit për epokën industriale. Kjo mund të tingëllojë e habitshme për njerëzit që njohin rrënjët franceze, dhe jo ato arabe të statujës së famshme.

Tek e fundit, struktura e statujës u projektua nga Aleksandër Gustav Eifel, ndërsa zonja Liberty iu dha Shteteve të Bashkuara nga Franca me rastin e 100-vjetorit të aleancës mes dy shteteve, e formuar gjatë Revolucionit Francez. Projektuesi i statujës, Frederik August Bartold, ishte gjithashtu francez, por ai gjeti frymëzim në një vend shumë të ndryshëm:Egjipti.

Në vitin 1855, ai vizitoi monumentet Nubiane në Abu Simbel, e cila përmban varreza të ruajtura nga monumente gjigante. Bartold u hipnotizua nga arkitektura e lashtë, duke zhvilluar atë që Shërbimi i Parkut Kombëtar e quan një “pasion për monumentet publike dhe strukturat kolosale”. Përfundimisht, ai e kanalizoi atë pasion në një propozim për inaugurimin e Kanalit të Suezit.

Bartoldi parashikoi një monument kolosal, i cili do të paraqiste një grua veshur me një mantel që përfaqësonte Egjiptin e që do të vendosej në daljen e Port Said, qytet në terminalin verior të kanalit të Suezit. Për t’u  përgatitur për këtë ndërmarrje, Berri Moreno, autor i librave të shumta rreth statujës, shkruan se Bartoldi studjoi vepra arti si Kolosi, duke kalitur konceptin e një figure të quajtur Libertas, e cili do të qëndronte në hyrje të kanalit.

“Duke marrë formën e një gruaje të mbuluar fshatare”- shkruan Moreno “statuja do të ishte  28 metra e lartë, dhe me një piedestal prej 16 metrash”. Modelet e hershme të statujës u quajtën “Egjipti që i mban dritën Azisë”. Eduard Berenson, autor i librit “Statuja e Lirisë:Një histotri translatlantike”, shkruan se koncepti i Bartoldit u shndërrua nga një “femër gjigante apo fshatare arabe”, në një “perëndeshë gjigande” .

Por Egjipti, që kishte investuar shuma të mëdha për kohën, për ndërtimin e kanalit historik, nuk ishte aq i etur për e idenë Bartoldit. Ismail Pasha, mbreti në fuqi, e hodhi poshtë planin si tepër të kushtueshëm. Përfundimisht, në vend të saj u ndërtua një far 60 metra i lartë në Port Said. Por Bartoldi nuk u shkurajua. Ai përfundimisht e ripropozoi konceptin e tij në “Statuja që ndriçon Botën” – emri zyrtar që mori Statuja e Lirisë buzë qytetit të Nju Jorkut që nga viti 1886./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button