Horizonti.al

Stephen Hawking do të prehet bashkë me Njutonin dhe Darvinin

Në Kembrixh ekziston një varrezë e quajtur “Ascension Burial Ground”, në të cilin janë varrosur shumë nga profesorët më të shquar dhe studentët e këtij universiteti. Ky është motivi që u mendua se aty do të depozitohej hiri i Stephen Hawking, por tani u njoftua zyrtarisht që do të vendoset në Abacinë Westminster në Londër. Fizikanti do të ketë një vend në murin qendror të varrezës, ku prehen shkencëtarët më të shquar të historisë,  Izak Njutoni dhe Çarls Darvini.

Ende nuk është përcaktuar data, edhe pse mendohet se mund të jetë 31 marsi, meqë është e njëjta ditë kur familja e tij kishte menduar t’i bënte një varrim në kishën e universitetit “Great St Mary’s”. Ka edhe pak hutim, duke ditur se Hawking kurrë nuk e fshehu ateizmin e tij, të varroset në një tempull religjoz. Ajo që ka motivuar këtë vendim ka qenë dëshira që mbetjet e tij të jenë së bashku me ato të shkencëtarëve më të shquar britanikë të të gjithë kohërave. Përsa i përket Njutonit dhe Darvinit dihet se i pari ishte besimtar, i dyti e humbi besimin si rezultat i studimeve shkencore dhe disa ngjarjeve në jetën e tij personale. Kohët e fundit ka dalë një letër, ku pohonte se pozicionimi i tij në lidhje me Zotin i rrinte më mirë agnosticizmit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button