Analiza

Strategjia e Pekinit / Plani Marshall alla kinez për t’iu kundërvënë SHBA

Screen Shot 2015-05-17 at 22.15.16

Nga Ian Bremmer

Që nga vitet ’80 dhe deri më sot, konstantja e vetme në politikën ndërkombëtare, ka qenë rritja e pandalshme e Kinës. Gjithësesi, zgjerimi i ndikimit të saj ekonomik, dallohet qartësisht nga afirmimi i rolit të saj ushtarak. Presidenti Xi Jinping, nuk duket se ka ndërmend të sfidojë supremacinë ushtarake amerikane, në të ardhmen e afërt.

Screen Shot 2015-05-17 at 21.58.37Duket qartë se, jashtë Azisë Lindore, dominimi ushtarak konvencional amerikan, i bën mjaft rehati Kinës, për shkak se zbeh rrezikun e konflikteve globale, që mund të dëmtojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Aty ku Uashingtoni, ia ka dalë të shmangë konfliktet, sidomos në Lindjen e Mesme, udhëheqja kineze ngurron të pranojë marrjen përsipër të kostove dhe rreziqeve.

Nëse Moska nuk heziton të përkulë muskujt e saj, Pekini preferon të punojë në heshtje për të ndërtuar themele të forta për forcën e saj të ardhshme, në sajë të një ekonomie gjithnjë e më dinamike. Mbi “fushën aziatike të shahut”, presidenti Xi e kupton se një Kinë më e fortë, ka inkurajuar fqinjët e saj, duke përfshirë Indinë, për të forcuar lidhjet me Uashingtonin.

Dhe ndërsa reformat në Kinë ngadalësojnë ekonominë, Pekini do të bëjë gjithçka për të shmangur dëmtimin pa ndonjë arsye të raporteve tregtare me Japoninë, e cila mbetet ekonomia e tretë botërore. Kina, sipas të gjitha gjasave, do të intensifikojë edhe përplasjet me vendet fqinje më të vogla, veçanërisht si Vietnami, që nuk janë aleate të SHBA-së.

Kina është e gatshme të zhvillojë kapacitetet e reja kibernetike, edhe sepse nga to përfitojnë kompanitë kineze. Nëse Pekini nuk është i gatshëm të ngrejë zërin ndaj Tajvanit në muajt e ardhshëm, kjo për shkak se marrëdhëniet me Tajvanin, cilësohen një çështje e politikës kombëtare, dhe jo e jashtme.

Me pak fjalë, Pekini nuk ka asnjë interes të krijojë një krizë të sigurisë në çdo pikë të planetit, nëse kjo ka të ngjarë të shkaktojë efekte anësore të dëmshme, për rritjen e saj ekonomike dhe planin e reformave. Tjetër histori, është ndërkaq ndikimi në rritje i ekonomisë kineze.

Pekini ka nisur një sulm frontal ndaj rendit ekonomik global të udhëhequr nga Uashingtoni, duke i ofruar botës institucionet e reja dhe alternative, ndaj investimeve dhe standarteve teknologjike amerikane. Përkundrazi, asnjë vend tjetër nuk është sot në gjendje, si Kina, për të shfrytëzuar fuqinë e saj ekonomike, nën drejtimin shtetëror, dhe zgjeruar në mënyrë efektive rrezen e saj të ndikimit.

Shtatëdhjetë vjet më parë, Shtetet e Bashkuara derdhën miliarda dollarë – deri në 4 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto – në përpjekje për të rindërtuar ekonomitë evropiane, pas Luftës së Dytë Botërore. Plani Marshall sigurisht nuk kishte qëllime altruiste, përkundrazi ishte një plan investimi, me qëllime strategjike, i projektuar nga Amerika për të rifilluar rritjen me partnerët kryesorë tregtarë, dhe për të ngritur rend global të udhëhequr nga Uashingtoni, për t’iu kundërvënë një avancimi të mundshëm komunist drejt perëndimit.

Prej atij moment, u themeluan shpejt institucione të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Pas luftërave të gjata dhe të kushtueshme në Irak dhe Afganistan, populli amerikan do që paratë e tij të përdoren në shtëpi, dhe nuk janë të gatshëm të pranojnë shpenzime të reja në politikën e jashtme, sidomos të këtij lloji.

Për të respektuar këtë vullnet, administrata e Obamës do të përdorim gjithnjë e më shumë të “militarizimin e financave”, domethënë qasjen në tregun e kapitalit (karrota), dhe aplikimin e sanksioneve me objektiva të qarta ( shkopi), për të arritur qëllimet e saj, pa dërguar as trupa dhe as para drejt zonës ku ka shpërthyer konflikti. Megjithatë, kjo strategji i komplikon marrëdhëniet me aleatët, që shpesh e gjejnë veten me kompanitë e tyre, bankat dhe investitorët, të bllokuar mes dy zjarreve.

Por edhe Kina ndërkohë, ka shumë kërkesa për shpenzime publike. Ajo është në procesin e krijimit të rrjetit më të madh të mirëqenies sociale të planetit, dhe për të investuar në infrastrukturën e së ardhmes për të krijuar vende të reja pune dhe nxitur rritjen ekonomike, për të mos përmendur nevojën për të pastruar mjedisin e saj tejet të ndotur.

Investimet shtetërore në Kinë, nuk janë megjithatë të kushtëzuara nga sistemi demokratik i kundërpeshave, dhe as të ekspozuara ndaj syrit kritik të opinionit publik. Presidenti Xi, duket i bindur se rivalitetet brenda partisë janë të menaxhueshme, dhe se reformat e tij gëzojnë një mbështetje të gjerë publike.

Pasojat për Uashingtonin, janë gjithnjë e më të dukshme. Në ndryshim nga Plani Marshall, Kina nuk investon për zgjerimin e demokracisë liberale, dhe as mbi reformat ekonomike drejt tregut të lirë, kushtet e përcaktuara për vendet që morën ndihmën financiare nga SHBA pas Luftës së Dytë Botërore.

Marrëveshjet kineze janë thuajse gjithmonë të nënshkruara me qeveri të veçanta, në mënyrë që të shfrytëzohet maksimalisht avantazhi negociues i Pekinit, dhe nuk synojnë më të sigurojnë furnizimin me lëndë të para në një periudhë afatgjatë, dhe as për të krijuar mundësi për kompanitë dhe punëtorët kinezë jashtë shtetit.

Sot, Pekini investon për të promovuar përqasjen e numrit më të madh të mundshëm të qeverive të huaja, me politikën industriale të Kinës, në telekomunikacion, internet, në menaxhimin e financave, dhe për të përhapur përdorimin e monedhës, renminbi (ose siç njihet ndryshe Huani).

Sukseset e fundit të Pekinit në tërheqjen e aleatëve të SHBA-së si p.sh Britania (dhe ndoshta Japonia), që iu bashkua Bankës së Investimeve për infrastrukturën në Azi, e drejtuar nga Kina, shënon një pikë kthese në ndikimin e Kinës në arenën ndërkombëtare.

Në qoftë se përfshirja e shumë ekonomive të zhvilluara, siguron në njërën anë që hegjemonia e Kinës ndaj proceseve vendimmarrëse të mbetet e kufizuar, nga ana tjetër sinjalizon se Pekini është bërë tashmë një “huadhënës i shkallës së parë”, për një listë gjithnjë e më e gjatë qeverish në vështirësi.

Ky legjitimitet i ri do të forcojë sundimin e Kinës në sektorë të tjerë, të tilla si rruga tokësore e mëndafshit, nëpërmjet inisiativa investimesh në tokë dhe det, të cilat synojnë të zgjerojnë ndikimin tregtar të Kinës nga njëri cep i Euroazisë, deri në Evropë dhe Mesdhe.

Shumë amerikanë prej një kohë të gjatë kanë menduar se herët a vonë, Kina do të përshtasë sistemet ekonomike dhe politike perëndimore, për të parandaluar një shpërthim të stilit sovjetik.

Ky supozim, nuk është dukur aq i pamenduar siç është tani. Përkundrazi, do të jetë konkurrenca globale midis SHBA-së dhe Kinës për hegjemoni tregtare, ajo që do të detyrojë të gjitha vendet e ndërmjetme, të bëjnë zgjedhje të vështira ekonomike.

a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button