Video

Strati, makina e parë e prodhuar nga printeri 3D (VIDEO)

Screen Shot 2015-02-11 at 12.45.02 PMPrinterët 3D janë kudo dhe mund të përdoren për të rikrijuar pothuajse çdo gjë, që nga ndërtimi i aeroplaneve dhe madje edhe organet njerëzore. Kështu që ishte thjesht një cështje kohe përpara se printimi 3D të shndërrohej në trend. Kjo është ajo që ndodhi në Detroit, ku makina e parë e printuar në 3D u printua live në shfaqjen vjetore të makinave.
Strati, sic quhet, është një makinë me dy sedilje, që mund të ecë deri në 40 kilometra në orë dhe është i prodhuar për udhëtime të shkurtra, urbane. Mund të manifakturohet për më pak se një ditë.
Tani, për momentin po prodhojmë një automjet për një periudhë prej 44 orësh nëpërmjet manifakturës dixhitale direkte. Ne shpresojmë se në fund të vitit, do të jemi më afër 24 orëshit dhe më pas ne shpresojmë se do të jemi të aftë për ta prodhuar për një periudhë mes 10 deri në 12 orë në total, thotë Jay Rogers, drejtues i Local Motors, manifakturuesi i makinës.
Korniza dhe panelet e makinës janë të printuara nga fibrat e karbonit, të injektuar me plastikë, në një makinë e cila mund të futet lehtësisht në një garazhd. E përbërë prej më shumë se 200 shtresash, peshon rreth 800 kilogramë, kjo është më shumë se gjysma e peshës së një makine të zakonshme në SHBA.
Sipas krijuesit të saj, ka një jetëgjatësi prej të paktën gjysëm dekade. Nëse ju e lini jashtë nën elementet më të ashpër, ju do të kishit rreth 5 deri në 6 vjet përdorim për këtë makineri. Nëse ju e vendosni në garazhd dhe e përdorni sic do të përdornit një makinë normale, atëhere do të zgjasë më shumë. Dhe është tërësisht e riciklueshme. Kështu që lajmi i mirë është, teksa është në jetën e saj, nëse thyhet ose dëmtohet ose gjëra të tilla, ju mund të hiqni komponentët që nuk janë të riciklueshëm dhe të ricikloni materialin, të merrni një shumë parash për koston e materialit dhe të keni një makinë të re, thotë Jay Rogers.
Strati do të jetë i vlefshëm këtë vit për një çmim mes 15 000 dhe 25 000 eurosh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close