Magazine

Studimi: Alienët mund të jenë duke na parë nga 1000 yjet që ndodhen pranë nesh

Shkencëtarët dhe studiuesit, kanë kryer prej dekadash kërkime mbi alienët dhe qeniet jashtëtokësore në universin tonë. Por nuk është gjetur ende një shpjegim i caktuar për ekzistencën e jetës aliene.

Sidoqoftë, një studim i ri tregon se brenda 300 viteve dritë nga Toka, ka rreth 1000 planetë të ngjashëm me Tokën me zona të banueshme. Astronomët nga Kolegji i Arteve dhe Shkencave, Instituti Karl Sagan i Universitetit Kornel dhe Universiteti Leig kanë zbuluar 1004 yje të ngjashëm me Diellin në rreth 300 vjet dritë nga Toka.

Këto sisteme yjesh, mund të jenë të ngjashmit i ekzoplanetëve të banueshëm të Tokës. Meqenëse këto sisteme yjore janë në “vijë të drejtë me planetin tonë”, thuhet se ata kanë potencialin të “zbulojnë gjurmët kimike të jetës së Tokës”.

Në një punim të titulluar “Cilat yje mund ta shohin Tokën si një ekzoplanet tranzit?”, autorët kryesorë të studimit Liza Kalteneger dhe Xhoshua Peper, ofrojnë një këndvështrim unik. Duke e shpjeguar perspektivën e tyre, astronomët nxisin studiuesit e tjerë ta “ndryshojnë këndvështrimin mbi yjet e tjerë“ nga të cilët vëzhguesit e tjerë në sistemin tonë diellor mund t`a shikojnë “Tokën si një planet tranzit”.

“Nëse vëzhguesit do të ishin atje duke kërkuar, ata do të ishin në gjendje të shihnin shenja të një biosfere në atmosferën e pikës sonë të kaltër”-­thotë Kalteneger. ”Dhe ne madje mund të shohim disa nga këto yje në qiell gjatë natës pa dylbi apo teleskopë”-shton ai.

Kjo pasi metoda e transitit, është e rëndësishme për astronomët që kërkojnë për planete të banuara jashtë sistemit tonë diellor. Studiuesit kanë zbuluar më shumë se 4.000 ekzoplanetë me ndihmën e kësaj metode.

Vitin e ardhshëm, me lëshimin e Teleskopit Hapësinor Xhejms Ueb të NASA-s, astronomët do të jenë në gjendje t’i përshkruajnë në mënyrë më efikase këto planete. Me rezolucionin dhe ndjeshmërinë e tij të përmirësuar infra të kuqe, teleskopi “Hubble” që do të lëshohet në hapësirë më 31 tetor 2021, do të ketë sukses.

Në studimin e tyre të ri, Peper dhe Kalteneger kanë krijuar listën e yjeve të afërt me ndihmën e katalogut të yjeve të NASA-s “Transiting Exoplanet Survey Satellite” (TESS). Sipas studiuesve, këta yje mund të kenë një jetë inteligjente duke u kujdesur për ne.

“Por të gjithë këta 1000 yje që ne identifikuam në letrën tonë në një hapësirë diellore, mund ta shihnin Tokën tonë që rrotullohej rreth diellit, duke tërhequr vëmendjen e tyre. Nëse do të gjenim një planet me një biosferë të gjallë, ne do të bëheshim kuriozë nëse është dikush apo jo atje që na vëzhgon.

Nëse do të kërkojmë një jetë inteligjente në univers, kjo mund të jetë dhe mund të dëshirojmë të prekim. Ne sapo kemi krijuar hartën e yjeve se ku duhet të shohim në fillim”-shpjegon Kalteneger.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, ka zbuluar një grup të madh prej 44 planetësh duke përdorur teleskopin Kepler. Ata gjithashtu arritën tek 27 ekzoplanetë të rinj kandidatë. Studimi u botua në “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”. / IBTimes

Leave a Reply

Back to top button