Horizonti.al

Studimi: Fëmijët e lindur me operacionin “Çezarian”, më të rrezikuar të shtrohen në spital për shkak të infeksioneve

Një studimi i ri paralajmëron se fëmijët e lindur përmes të ashtuquajturës “Prerje Çezariane”,mund të kenë më shumë gjasa të preken nga infeksione të rrezikshme më vonë gjatë fëmijërisë. Studimi pretendon se fëmijët nën moshën 5-vjeçare, të cilët kanë lindur me operacion, kanë një shkallë më të lartë të shtrimit në spital për shkak të infeksioneve, sesa fëmijët e së njëjtës moshë të lindur në mënyrë natyrale.

Studiuesit e shpjegojnë këtë me mungesën e ekspozimit ndaj baktereve nga nëna, siç ndodhgjatë një lindjeje natyrale përmes vaginës. Ndërsa foshnjat mund të ndërveprojnë me baktere të ngjashme gjatë ushqyerjes me gji dhe kontaktit lëkurë me lëkurë, duket se ekziston një korrelacion numerik midis këtyre dy statistikave.

“Gjatë lindjes natyrale, foshnja bie në kontakt me bakteret normale nga zorrët dhe vagina e nënës. Ndërsa bebet e lindura përmes “Prerjes Çezariane, kanë shumë më pak ekspozim ndaj këtyre baktereve” thotë Lars Pedersen, profesor që bashkë-drejtoi studiminfjalë nëUniversitetin Arhusit në Danimarkë.

Studimi synoi të kuptojë se përse infeksioni është shkaku kryesor i shtrimit në spital gjatëfëmijërisë së hershme, dhe nëse një lindje me operacion, është e lidhur me rrezik më të lartë nga çdo lloj infeksioni apo vetëm nga lloje të caktuara.

Studimi, i botuar në revistën PLOS Medicine, krahasoi rreziqet e ndryshme që lidhen me operacionet Çezariane urgjente me ato të para-planifikuara. “Edhe pse infeksioni ishte shkaku kryesor i shtrimit të fëmijëve në spital, çdo masë për të ulur normat e infeksionit, do të shënonte një ndryshim të matshëm dhe të qëndrueshëm në shëndetin e përgjithshëm të popullatave”-thotë autorja kryesore e studimit dr.Xhesika Miler e Institutit të Kërkimeve për Fëmijët Murdok (MCRI) në Australi.

Studimi mori në shqyrtim 7.2 milion pacientë nga Australia, Danimarka, Skocia dhe Anglia. Gati 25 për qind e tyre kishin lindur me operacion Çezarian, dhe mes tyre 57 për qind me njëoperacion për shkak të urgjencës. 1.5 milion fëmijë të marrë studim, u shtruan në spital me një infeksion para moshës 5 vjeçare.Rreth 14.000 nga këto infeksione mund ti atribuohen lindjes me operacion Çezarian urgjent, dhe 18.500 ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara”thotë Miler, teksa shton se rreziqet më të larta janë ato nga infeksionet virale të frymëmarrjes, gastrointestinale dhe të tjera.

Por rreziqe të tjera që lidhen me lindjet përmes operacionit janë astma, alergjia, artriti idiopatik dhe sëmundja inflamatore e zorrëve. “Dallimet në ekspozimin ndaj mikrobeve për shkak të mënyrës së lindjes, të cilat mund të vazhdojnë për muaj apo ndoshta me vite me radhë, mund të kontribuojnë në shtimin e rrezikut të shtrimit në spital të lidhur me infeksionin pas një lindjeje me operacion.

Mikrobiomat tona, mund të ndikojnë në zhvillimin e reagimeve imunitare pas lindjes, përfshirë infeksionet. Po ashtu mikrobioma mund të ndikohet nga faktorë e paslindjes, si ushqyerja me gji dhe kontakti i hershëm përmes lëkurës pas lindjes” thotë autori tjetër istudimit, profesor Dejvid Bargner, nga MCRI.

Ndonëse studimi tregoi një rritje të vogël të rrezikut të infeksioneve në fëmijëri, ndonjëherë“Prerjet Çezariane” janë opsioni më i sigurt për nënat dhe foshnjat e tyre. Normat endërhyrjeve të tilla janë dyfishuar në nivel global që nga viti 2000, me rreth 6.2 milion procedura çdo vit. Gjetjet e reja, do të kenë një ndikim në praktikën klinike dhe politikat e shëndetit publik.

Back to top button