Enciklopedike

STUDIMI/A e ka secili prej nesh një ëngjëll mbrojtës?

Një pyetje që më shumë mund të duket evidente, por që tërheq interesin e shumë personave; që do të thotë të kesh një qënie që na ruan nga gjithcka perreth nesh…

angelo

Bindja që është një ëngjëll mbrojtës, i cili të ruan çdo lëvizje që të mbron nga rrezikuështë një besim që nuk vjen vetem prej fese katolike, por edhe shumë besimeve të tjere.
Ndërsa pjesa më e madhe e njerezve e lidh figurën e ëngjëllit mbrojtës me Kishën Kaltolike, historiani romak Eusebio pohon se; paganët si komediografi Menandro e historiani Plutarku besonin pikërisht që qënie të botës tjetër “ruajnë” punën e çfarëdo qënieje njerëzore. Figura e ëngjëllit përmendet në Bibël në gjithë tekstet e lashte dhe Testamentin e Ri. David Ektin, docent në Universitetin e New Yorkut në Kanada, hipotizon se ai që beson se ka një ëngjëll mbrojtës, do të ndjehej më i mbrojtur e kështu do të kishte një prirje të madhe për të marrë përsipër risqe. Në studimet e kryera nga profesori dhe stafi i tij, rezulton në fakt se tek subjektet që nuk besojnë prezencën e një qënieje që survejon veprimet e tyre prirja e të marrit te një inisiativë të re që e “thyen” rutinën e tyre të jetës, përjetohet me ankth e me alarm.
Ndërsa në subjektet që besojnë për ekzistencën e një ëngjëlli mbrojtës, prirja për sfida të reja të çdo tipi është madhore dhe frika për të mos ndryshuar praktikisht pothuajse nuk ekziston. Ektin duke vazhduar në diagnozën e tij pohon se:  këta persona, besimi do t’i lejonte për të jetuar me qetësi çdo lloj sfide e ndryshimi. Me siguri kush ka besim, ka edhe një siguri të madhe në të ardhmen Fakti që çdonjëri nga ne ka një ëngjëll që ruan mbi të është një mister që vështirë se do t’ia dalim ta zbulojmë.

Leave a Reply

Back to top button