Horizonti.al

Substanca psikotrope 3000-vjeçare në Izrael

Screen Shot 2015-07-21 at 10.40.57Arkeologët kanë zbuluar gjurmë të substancave haluçinogjene që përdoreshin 3000 vite të shkuara nga Filistinët, të cilat zbulojnë për ne praninë e një kulture të lashtë, që mendohet se vërtitej përreth ritualeve shiamane. Shkencëtarët sapo kanë përfunduar një analizë të gjetjeve të kryera në një pus djegieje në qytetin e Yavneh-ut, në qëndrën e Izraelit. Vendi u zbulua rastësisht, disa qindra metra larg nga vendi arkeologjik i Tel Yavneh-ut, ku kërkuesit kanë gjetur prova banimi në vazhdimësi, që nga mijëvjeçari i II-të para Krishtit, deri në Mesjetë. Pusi, që një herë e një kohë ishte pjesë e një tempulli të epokës së Hekurit, u gërmua për herë të parë nga arkeologu Raz Kletter në vitin 2002. U gjendën me mijëra artefakte të përdoruara për kultin, duke përfshirë një gur të vogël dhe kontenierë si edhe instrumenta argjile, si edhe gjurmë bimësh psikotrope në brendësi të enëve.

Skuadra e kërkimit ka identifikuar molekula bimësh që i përkasin familjes Hyoscyamus, që ishin ruajtur në vaj ulliri në formën e tyre origjinale. Bimët Hyoscyamus ishin përdorur historikisht për veçoritë psikoaktive në “infuzione magjike” dhe ato munden të prodhojnë “vizione” e fluturime shiamane. Bima ishte ndonjëherë e kombinuar me bimë të tjera, për të krijuar përzierjet anestezike. Gjetjet përbëjnë përdorimin më të lashtë ritual të njohur nga bima toksike Hyoscyamus. Devori Namdar nga Instituti i Shkencave Tokësore të Universitetit Hebraik, që ka analizuar gjetjet, ka referuar se bimë të tilla përdoren ende nga shumë Beduinë për efektet e tyre psikotrope, të përtypura, duke qënë bimë antike, siç është dokumentuar në letërsi: “Përdorimi i bimëve dhe melhelmeve psikotropike, si haluçinogjenet, ishte shumë i zakonshëm në kulturat e lashta. Ideja është që ato shërbenin si një pjesë e rëndësishme e ritualeve mistike dhe shpirtërore, duke i dhënë konsumuesve eksperienca ekstazie të fortë”.

“Ancient Origins”

Leave a Reply

Back to top button