Analiza

Sulmi terrorist në Tunizi: Në shënjestër u vu suksesi demokratik

Nga Pascal Boniface

Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve ndërkombëtare Strategjike, Francë

Screen Shot 2015-03-27 at 2.35.58 PM

Me atentatet e muzeut Bardo, Tunizia u sulmua egërsisht dhe u lëndua thellësisht.

Tunizia është një shpresë për botën arabe.

Ky vend qe në gjëndje të zgjidhte problemet politike pas revolucionit, me mjete politike, ku aktorët kryesorë kanë qene mjaft inteligjentë dhe mjaft të ndërgjegjshëm për detyrat e tyre në raport me vëndin, për të mos tejkaluar opozitën dhe të pranonin kompromise.

Shkurt, ky vend është një model evolucioni demokratik, një pol shprese për të gjithë botën arabe. Eshtë ky sukses që terroristët nuk e tolerojnë dhe që ata kanë dashur të sulmojnë.

Mund të mendojmë që shoqëria civile tuniziane është mjaft mature, solide, largpamëse për të ceduar ndaj erërave të këqia dhe t’i japë një përgjigje uniteti këtyre atentateve. Është suksesi demokratik i Tunizisë që u sulmua. Përgjigja më e mirë është rrënjosja e demokracisë.

Vëndi rrezikon përsëri të braktiset

Duke sulmuar një nga muzetë më të bukur të botës, terroristët kanë dashur të largojnë turistët me objektivin për të penguar rimëkëmbjen ekonomike në Tunizi, të përkeqsonin papunësinë, me qëllim që të bënin demokracinë përgjegjëse të situatës së keqe.

Ndërsa pas trazirave politike pas vitit 2011, turizmi pësoi rënie në Tunizi, në një mënyrë të paarsyeshme: çfarë do të rrezikohej në Xherba, Tozër apo Hamamet, cilatdo qofshin betejat politike në Tuniz?

Operatorët turistikë, në vend që të komunikonin faktin se debatet politike më intensive nuk ndikonin mbi sigurinë e turistëve, preferuan të bënin presion për të arritur çmime më të mira nga operatorët tunizianë.

Turizmi filloi të rritet përsëri duke rikapur shifrat e para vitit 2011. Rreziku është se nga frika e atentateve, Tunizia të jetë braktisur përsëri. Kjo do të ishte e paarsyeshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen e vendit.

E paarsyeshme se nëse ka pasur atentate Tunizia, të tillë ka fatkeqësisht edhe në vënde të tjera. Asnjeri nuk tha se Franca apo Danimarka do të bëheshin vënde që nuk do të vizitohen pas atentateve të Janarit.

Një mjedis i përkeqësuar, por një vend i qetë

Pas atentateve të New Yorkut, Madridit dhe Londrës, që shkaktuan më shumë viktima, asnjeri nuk tha që këto destinacione do të bëheshin të rrezikshme dhe se duheshin shmangur. Ka një rrezik në Tunizi, si në fakt në të gjithë vëndet e tjera. Terrorizmi i globalizuar len shumë pak oaze. Rreziku ekziston dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Tunizianët do të marrin masa plotësuese mbrojtëse. Kjo megjithatë nuk duhet të jetë e tepërt.

Konsolidimi i demokracisë kalon gjithashtu nga fakti për të shpëtuar sezonin turistik. Operatorët turistikë duhet të kenë një sjellje të përgjegjshme. Por gjithashstu dhe mediat të mos kontribojnë në përhapjen e një klime paniku. Duhen shikuar gjërat në mënyrë racionale, të mos mohojmë kërcënimin terrorist, por jo të fiksuar tek ai, deri në atë pikë që të mos jetojmë më normalisht.

Tunizia u godit mizorisht, ajo nuk është në zjarr dhe në gjak. Megjithë një mjedis strategjik të degraduar, ajo mbetet një vend i qetë. Dhe gjithmonë i bukur dhe mikpritës. Solidariteti me Tunizinë duhet të jetë politik, ekonomik dhe gjithashtu turistik. /s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button