Pas një rënie disa vjeçare, nga problemet e shumta që ndodhën në Italinë e 10 viteve më parë, tashmë Seria A është kthyer në renditjen e ligave më të mira në Evropë. Në vitet e fundit domini ishte i dukshëm nga skuadrat spanjolle, angleze dhe gjermane, por ekipet italiane po dhurojnë paraqitje të mira në Evropë. Statistikat konfirmojnë se 4 nga 10 sulmuesit më të mirë, në këto javë të para, janë pikërisht të Serisë A, ndërsa 3 ligat e tjera, ajo gjermane, spanjolle dhe franceze, përfaqësohen me nga 2.
10 sulmuesit më të mirë në Evropë, në javët e para të kampionateve:
- Çiro Imobile (Lazio) – 14 gola
- Falkao (Monako) – 13 gola
- Lionel Mesi (Barcelona) – 12 gola
- Kavani (PSG) – 11 gola
- Ikardi (Inter) – 11 gola
- Dybala (Juventus) – 11 gola
- Mertens (Napoli) – 10 gola
- Aubamejang (Dortmund) – 10 gola
- Levandovski (Bayern Mynich) – 10 gola
- 10.Zaza (Valencia) – 9 gola