Enciklopedike

Sun Tzu, Mjeshtri i Luftës

Screen Shot 2016-04-20 at 15.48.21

Gjenerali dhe filozofi i famshëm kinez, Sun Tzu, jetoi mes shekujve VI dhe V para Krishtit. I lindur në shtetin Qi, në Kinën jugore, i përkiste aristokracisë së vogël, që kishte humbur zotërimet e veta gjatë të ashtuquajturës periudha e pranverave dhe vjeshtave. Pasi kaloi në varësi të mbretit të shtetit Vu si këshilttar, u dallua për pushtimet e tija ushtarake. I akuzuar se kish marrë pjesë në një koplot, u dëbua në mërgim. Pikërisht atëherë shkruajti librin mbi strategjinë ushtarake që e bëri të famshëm, “Arti i luftës”. Manuali ndoshta më i lashtë i artit ushtarak që ekziston, paraqet teori që sot gjejnë zbatim në fushën e strategjive menaxheriale. Ideja bazë është ajo e arritjes së përfitimit maksimal me përdorimin minimal të forcave dhe të kohës, madje më mirë pa luftime dhe pa humbje.

Një rezultat i madh është të pushtosh të tërin, të paprekur, territorin e armikut. Shkatërrimi përbën një rezultat të vogël”

“Luftëtari më i madh është ai që fiton pa luftuar”.

Sun Tzu

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button