Histori

Sundimtarët e mëdhenj të lashtësisë: Alariku, Visigoti që plaçkiti Romën

screen-shot-2016-10-31-at-16-22-38

“Zëri më ngec në fyt, dhe teksa diktoj fjalët, dënesat më mbytin. Qyteti ishte pushtuar njëlloj si të ishte pushtuar e gjithë bota”. Kështu shprehet Shën Jeronimi, një baba i hershëm i Kishës së Krishterë, kur flet për plaçkitjen e Romës në vitin 410, sulmi i parë i këtij lloji në më shumë se 800 vjet. Fajtori:një strateg i shkëlqyer me emrin Alarik. I lindur në një familje fisnike gote, ai shërbeu në ushtrinë romake për shumë vite, para se të bëhej mbreti i parë i Visigotëve.

Për vite të tëra, ai u end nëpër Greqi dhe Itali, duke u ndalur vetëm kur romakët i paguan sasi të mëdha parash. Arsyeja që qëndronte pas rrethimit dhe më pas plaçkitjes së Romës ishte e thjeshtë:Alariku qe i pakënaqur që fisit të tij nuk i ishte dhënë më shumë tokë dhe subvencione të tjera, ndaj ai donte të ndreqte këtë padrejtësi. Mesa duket, aleatët brenda qytetit ia hapën dyert Alarikut, në mënyrë që ushtria e tij të mësynte lehtësisht në kryeqytet. Për tri ditë, ata plaçkitën masivisht ndonëse i lanë relativisht të padëmtuar qytetarët dhe ndërtesat. Menjëherë pas plaçkitjes së Romës Alariku vdiq, me shumë gjasa nga ethet. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button