Histori

Sundimtarët e mëdhenj të lashtësisë: Kiri i Madh, themeluesi i Perandorisë Akamenide

screen-shot-2016-10-29-at-19-28-01

Kiri i Madh (ose Kiri II) lindi në fillim të shekullit VI P.E.S, me shumë gjasa në Persi. Ashtu si shumë nga sundimtarët e tjerë të lashtë, jeta e tij e hershme është e rrethuar nga mitet. Nëna e Kirit pati një vizion, në të cilin Kiri përmbyste gjyshin e tij mbret. I tmerruar nga kjo gjë, ky i fundit urdhëroi vrasjen e Kirit. Fatmirësisht, këshilltari kryesor i mbretit e injoroi urdhrin dhe e dërgoi djalin të jetonte jashtë pallatit mbretëror me një bari.

Pasi arriti moshën madhore, ai marshoi kundër gjyshit të tij dhe u bë mbret i Medesë. Pasuan vitet e pushtimeve, duke filluar nga pjesa më e madhe e Azisë së Vogël e duke vazhduar me dyndjet në Siri dhe Jude. Fushata kulmoi me pushtimin e Babilonisë, një arritjes përmes së cilës Kiri e shpalli veten “Mbret të katër cepave të botës”.

I respektuar gjerësisht për tolerancën e tij ndaj zakoneve dhe besimeve fetare lokale, Kiri supozohet të jetë gjithashtu nismëtari i parë i ”Kartës së të Drejtave të Njeriut”. Megjithatë kjo kundërshtohet nga shumë historianë, që argumentojnë se ai ishte duke ndjekur thjesht traditat e vendosura para tij. Në fund, Kiri i Madh themeloi perandorinë më të madhe që kishte parë ndonjëherë bota në atë kohë. Ajo shtrihej nga Deti Mesdhe në perëndim, deri në Luginën Indus në lindje. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button