Histori

Sundimtarët e mëdhenj të lashtësisë: Menesi, themeluesi i Memfisit

screen-shot-2016-11-11-at-23-30-05

Menes është personi më i lashtë, që i njihet merita e themelimit të qytetit egjiptian të Memfisit, kryeqytetit gjatë Periudhës së Hershme Dinastike. Qyteti u ndërtua pas bashkimit të mbretërive parahistorike të Egjiptit të Epërm dhe të Ulët. Edhe pse kjo i atribuohet Menesit, Memfisi mund të jetë ndërtuar nga dikush tjetër. Maneto dhe Herodoti, dy nga historianët më të mëdhenj të botës, e përshkruajnë Menesin si të identifikuar me një pjesë të vogël sundimtarësh të tjerë, duke përfshirë Narmerin dhe Aha-n.

Herodoti qe i pari që shkroi për themelimin legjendar të Memfisit, duke treguar në detaje se si Menesi devijoi lumin Nil për të ndërtuar qytetin. Memfisi ishte i njohur fillimisht si Muret e Bardha, një term që ndoshta rrjedh për shkak të mureve me tulla të lyera me gëlqere të pallatit mbretëror. Qyteti ishte versioni grek i egjiptases Men-nefer. Menesi krijoi një nga qytetet më të qëndrueshëm në histori.

Ai u banua nga shekulli XXXI deri në shekullin VII P.E.S, para se të braktisej pas një rënie të gjatë. Edhe atëherë ai mbeti një mrekulli. Në shekullin XII, egjiptologu arab Abdul Latif shprehej mbi qytetin:”Sa më thellë e sodisim këtë qytet, aq më shumë rritet admirimi ynë, dhe çdo kundrim i ri i rrënojave, është një burim i freskët kënaqësie”. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button