Histori

Sundimtarët e mëdhenj të lashtësisë: Themistokliu, gjenerali që mposhti Mbretin Kserks I dhe Persinë

screen-shot-2016-11-14-at-20-25-07

Themistokliu, krijuesi i fuqisë detare Athinase si dhe një politikan shkëlqyer, e njohu vlerën e një marine të fortë. Kjo pikëpamje do të dëshmohej vendimtare jo vetëm për Athinën, por për gjithë qyterërimin perëndimor. Themistokliu rridhte nga një familje aristokrate, por nëna e tij nuk qe e tillë. Ajo mund të mos ketë qenë as greke. Për pasojë, Themistokliu u bë qytetar athinas kur ishte 16 vjeç.

Kur u përball me përbuzjen e atyre që kishin një edukim më të kulturuar, Themistokliu u përgjigj:Është e vërtetë, unë s’mësuar kurrë si të akordoj një harpë apo të luaj në lahutë, por di si të ngre një qytet të vogël dhe që s’përfillet nga askush në lavdi dhe madhështi”. Pas Betejës së Maratonës, në të cilën ai ishte një nga strategoi (gjeneralët), Themistokliu u bë figura kryesore në politikën e Athinës, për shkak të mbështetjes që gëzonte në mesin e shtresave të ulëta.

Ideja e tij kryesore qe se Athina nuk do t’i mbijetonte dot një pushtimi të dytë pers, ndaj dhe epërsia detare ishte shpresa e tyre e vetme. Falë përpjekjeve të tij (rreth 200 anije triremëshe u ndërtuan në kohë para sulmit të Kserksit I) dhe dredhisë së tij të shkëlqyer, Themistokliu mposhti forcën pushtuese dhe e shpëtoi qytetërimin perëndimor. I izoluar pak më vonë, ai i kaloi vitet e fundit të jetës si guvernator i Magnezias, një territor pers. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button