Horizonti.al

Sundimtarët kolumbianë ndërtuan porta drejt së përtejmes?

tetoSegio Gomez pret me frymën të mbajtur. Për gjashtë vite, arkeologu ka gërmuar tunelin 138 metra poshtë tempullit kryesor të qytetit parakolumbian të Teotihuacanit. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvendosur 1000 tonë gurë dhe dhe, duke nxjerrë në dritë thesare të panumërt. Dhe tani, në fund të tunelit, Gomezi e ka të vështirë t’u besojë syve. Tre dhoma të mbyllura ndodhen para tij. A mund të jenë varret e mbretërve legjendarë të Teotihuacanit?

Me një sipërfaqe prej 36 km katrorë dhe një popullsi deri 200 mijë, qyteti tempull i Teotihuacanit ishte një prej metropoleve të parë të mëdhenj globalë. Qytetërimi mesoamerikan që e ndërtoi, lulëzoi në periudhën mes viteve 100 dhe 700. U krijua një hierarki e sofistikuar pushteti, që përpara se Majat dhe Aztekët të pushtonin Amerikat. Por 600 vjet më vonë, qytetërimi u zhduk – duke lënë pas shumë mistere, sidomos tunelin poshtë Tempullit të Gjarpërit me Pupla.

Arkeologët gjetën pothuaj 50 mijë dhurata aty. Gomezi beson se këto flijime ishin mënyra e sundimtarit për t’i kërkuar zotave që të shenjtëronin statusin e tyre si udhëheqës mbi tokë.

Në një prej tuneleve, arkeologët kanë gjetur sasi të mëdha mërkuri të lëngshëm – metali mund të ketë simbolizuar një lumë që të shpinte në botën e nëndheshme, gjë që mund të sugjerojë ekzistencën e një varri mbretëror. Nëse Gomezi ia del të gjejë një varr përpara përfundimit të gërmimeve, analiza e ADN së kockave mund të sqarojë një prej polemikave më të mëdha të vendgërmimeve: nëse këtë qytetërim misterioz e ka sunduar një dinasti e vetme, apo disa familje./bota.al

Leave a Reply

Back to top button