Enciklopedike

Supersticioni, një mani e lashtë

superstitionSupersticoni, një mani antike, ndoshta sa vete bota që na ben te mendojme se ne një fare menyre, fati dhe tersi mund te kontrollohen, terhiqen, largohen fale ritualeve naive ose fale influences se objekteve te vecante. “Nuk është e vertet por e besoj”- keshtu thoshte filozofi i madh Benedetto Croce lidhur me supersticionet, një batute kjo që e pohojne shume te tjere.

SUPERSTICIONI kuptohet si instikt ose si Dëshirë për te besuar se ekzistojne objekte ose rrethana te afta për te influencuar tek fati, i mirë ose i keq. Ky lloj besimi ka nisur që ne fillimet e njerezimit:antropologet konfirmojne se ne cdo epoke e ne cdo kulture mund te shohim shenja te riteve që beheshin për te afruar ose larguar fatin e mirë e te keq respektivisht.

Pra është një nevoje e njeriut për te besuar se ngjarjet jane ne një fare menyre te kushtezuara nga Diçka e jashtme dhe magjike.

Nder ekspertet dikush thote se ne nivelin mendor, supersticioni luan rolin e mbajtjes gjalle te femijerise që është brenda secilit prej nesh.

Ndersa te tjere thone se është njëlloj litari ku kapemi kur mendojme se nuk ia dalim dot mbane me forcat tona ose kur nuk kemi guxim te marrim persiper pergjegjesite e një humbjeje. Ne fakt është shume komode te bindim veten se një bisede pune ka shkuar keq pasi është bere ne date 13, ne vend që te pranojme se ne te vertete nuk kemi qene ne lartesine e duhur.

Cfarë sjell fat?

-Briri-Spiranca-Delfini-Ylberi-Shega-Zari-Patkoi-Terfili katergjethesh

Cfarë sjell ters?

-Te ndezesh tre cigare

-Kapelja mbi krevat-Ngjyra vjollce-E premtja-Pasqyra e thyer-Kripa e hedhur-Te kalosh nen një shkalle

Pasqyra e thyer

Pasqyra, ne shume kultura është simbol i ekuilibrit.Thone se ka aftesi te largoje shpirterat e keqinj e te siguroje një influence te mirë.

Pasqyra reflekton imazhin e trupit që ne kohët me te lashta, një pasqyre që thyhej ishte simbol i vdekjes ose semundjes, ose për me teper i shtate viteve rresht ters.

Kush e mendon:

Mund te besoje shume tek ky supersticion ai që kujdest për imazhin e tij te jashtem dhe keshtu ne nivelin e subkoshiences mund ta perjetojme thyerjen e pasqyres si një humbje te një pjese shume te rendesishme te vetes.

E Premtja

E lidhur me besimin Kristian, ideja se e premtja sjell fatkeqesi lidhet me vdekjen e Jezusit që ndodhi pikerisht ne këtë dite te javes.

Pervec kesaj, te premten, njëherë një kohe, nuk hahej mish dhe për me teper disa i ndalonin grate te shiheshin ne pasqyre ose te kriheshin.

Pra një dite e shlyerjes se fajit edhe pse madrina e kesaj dite është Aferdita, idea e dashurise.

Kush e mendon:

Kush i vesh fuqi negative te premtes ndoshta është një person që beson edhe ne supersticione te tjera dhe shume pak tek aftesia e vet për te influencuar ngjarjet.Pra një beson që ka shume pak besim ne vetvete.

Dhe nese do reflektonte do te bindej se nuk ka kuptim te gjendej cdo jave keq për 24 ore me idene se është perfshire totalisht nga një fat i keq.

Kapelja mbi krevat

Thuhet se po te vendosesh një kapele ne krevat sjell ters.

Ky supersticion e ka origjinen nga fakti se njëherë e nje kohe kjo metode perdorej nga prifterinjte që shkonin tek koka e shtratit te te semureve për te bere ritin e faljes se fundit.

Kush e mendon:

Ai që beson ka frike nga vdekja shume te forte, te pakontrolluar.Për këtë arsye ai e sheh këtë mesazh te keq mbyllur ne një gjest naiv.

Te ndezesh tre cigare

Te ndezesh tre cigare me te njejten shkrepese (ose ne te njejten flake cakmaku) sjell ters.

Origjina e ketij supersticioni vjen nga koha e luftes kur ne oret e gjendjes se jashtezakonshme mund te ishte e rrezikshme te ndricoje ne erresiren e nates për një hark kohor ne te cilin mund te ndizje tre cigare. Pra mundesia e zbulimit shtohej.

Kush beson:

Besojne ata që kane jetuar ne kohe lufte, nuk e harrojne kot shijen e frikes.është e drejte te supozojme se kush refuzon këtë ritual nuk e ka tretur komplet terrorin e asaj periudhe.

Zari

Simbolizon mundesine se një fat i mirë dhe kapricioz mund te veproje siç enderojne te gjithë lojtaret e bixhozit, duke i bere ata te hapur mbrenda një nate fale një kombinimi fitues.

Besohet se po te mbash me vete ose ne xhep një zar, ndihmon për te bere zgjedhje me te mira e për te dale fitues.

Kush e zgjedh:

Ai që e beson, është njeri që nuk e vret mendjen shume. Behet fjale për një person që e merr jeten me besim dhe optimizem.

Patkoi

Sipas tradites, patkoi që te jetë vertet fatsjelles duhet te gjendet rastesisht ne rruge. Konsiderohet objekt që sjell fat pasi ne lashtesi kaloresit duhet te ndaleshin kur kali humbte një nga kater patkonjte. Atehere lypsat mund ti afroheshin e te fitonin ndonje monedhe që ju jepnin kaloresit.

Kush e zgjedh:

Ai që e zgjedh është një person ambicioz, që kujdest për imazhin e tij, shume tradicionalist dhe që ndjek zakonet.

Delfini

Miqesor, gazmor, inteligjent, delfini është kafsha me e dashur e marinareve te cilët duke i pare te shfaqen gjatë udhetimeve te tyre, ndjehen te freskuar.

Ne mitologji, zoti i bukur Apollon, biri i Jupiterit, për te dale ne breg permes detit, shnderrohej ne delfin duke e bere këtë kafshe gati hyjnore. Ne Greqine e lashte kjo kafshe konsiderohej simbol i sherimit, i aftesise mendore dhe i prirjes për muzike.

Kush e zgjedh:

Ai që e zgjedhe është një person optimist.Nuk është shume supersticioz por beson se cdo simbol që ka një imazh pozitiv (si delfini) është fatsjelles. /ExplorerUniverse/

Leave a Reply

Back to top button