Horizonti.al

Surpriza e papritur në Piramidën e Madhe të Gizës

Screen Shot 2016-08-05 at 10.35.46Seria: Zbulime të reja në monumente të famshme

Matja e Piramidës së Madhe të Gizës u shoqërua me një surprizë të papritur –  ajo nuk është e pabarabartë në të dyja anët e saj. Për shekuj me radhë, madhësia e vërtetë e monumentit u ka shpëtuar studiuesve. Nuk është aq e lehtë sa ta rrethosh me një shirit një objekt për të matur bazën e piramidës. Një pjesë e madhe është zhdukur, duke përfshirë madhësinë origjinale të kësaj mrrekullie të lashtë.

Shumë kohë më parë, plaçkitësit shkulën pllakat veshëse – gurë gëlqerorë që i jepnin piramidës një pamje të qartë katërkëndore në vend të shkallëve ku sot pengohen shpesh turistët. Studiuesit vendosën të llogarisin përmasat e vërteta duke përdorur teknologjinë më të fundit, dhe studiuan disa nga pllakat e mbetura.

Rezultati tregoi diçka të papritur. Një gabim i lehtë i ndërtuesve e kishte lënë Piramidën e Madhe të hepuar në një anë. Baza e saj është 14.1 centimetra e anuar më në perëndim, në krahasim me anën lindore. Edhe më i mahnitshëm është kompleksi i rrënojave– me gjasë banesa të destinuara për trupat elitë gjatë kohës kur ndërtoheshin piramidat – që gjendet aty pranë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button