Horizonti.al

T514 – Zbërthimi i hieroglifit të fundit të Majave

Screen Shot 2016-05-20 at 09.21.55Shumica e hieroglifeve të qytetërimit të Majave janë deshifruar tashmë, por disa prej tyre i ruajnë ende të fshehtat. Një prej këtyre rezultoi tejet domethënës, pasi studiuesit gjetën kuptimin e tij. I quajtur T514, ai ndodhej në një varr mbretëror të pazbuluar në jug të Meksikës, për më shumë se 1700 vite. Pamja (një përfaqësim i dhëmballës së një xhaguari) i rezistoi deshifrimit për më shumë se 60 vite, përpara se në fund, të gjendej kuptimi i saj: teh i mprehtë. Studiuesit e gjetën kuptimin duke studiuar kafkat e xhaguarëve dhe hieroglife të tjerë. Zbulimi nxorri gjithashtu më në fund në dritë emrin e dhomës ku ishte varrosur Mbreti Pakal: “Shtëpia e Nëntë Shigjetave të Mprehta”. T514 është i fokusuar tek lufta, pasi shfaqet në shumë shkrime mbi luftën. Vetë varri i mbretit ishte dekoruar për të nderuar betejën. Hieroglifi lidhet me luftëtarë që pushtojnë qytete dhe marrin të burgosur. Zbulimi i ndihmoi studiuesit që të përcaktojnë shpeshtësinë e luftërave mes viteve 700 dhe 800. Në fakt gjatë kësaj periudhe nuk ka patur shumë luftëra, pavarësisht se Majat mbshtesnin shumë filozofinë e luftëtarit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button