Monumentet e famshëme indiane si Taj Mahal dhe Kalaja e Kuqe do të rihapen për turistët në 6 korrik, njoftoi të enjten Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Indisë.
Mijëra monumente, janë mbyllur që nga marsi për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Indi. Sipas Ministrisë të Kulturës së Indisë, vendi aktualisht është në fazën e dytë, ose “Shkyç 2”, i bllokimit. Gjatë kësaj faze, transporti i brendshëm lejohet të funksionojë në mënyrë të kufizuar, ndërsa udhëtimi ndërkombëtar ende nuk është i lejuar.
Që nga e enjtja, India ka një total prej 604,641 rastesh të konfirmuara me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies. CNN / bota.al