Horizonti.al

Taksa e votës që nxiti revoltën e fshatarëve

Taksa e votës, që u përdor gjerësisht në Angli duke nisur nga viti1377, u mendua se do të siguronte një të ardhur më të qëndrueshme për kurorën mbretërore, sesa taksat mbi pronën, tokën dhe mallrat. Taksa ishte shumë anti-popullore, pasi të gjithë paguanin të njëjtën shumë, pavarësisht nga pasuria që kishin.

Situata u bë edhe më e rëndë nga përjashtimet e dhëna për fëmijët, në bazë të asaj se vajzat ishin të virgjëra, me rreshterin Xhon Lexh, që kryente ekzaminime publike. Në vitin 1380, taksa ishte 3 herë më i lartë se më pare. Në Anglinë Lindore, ku përpjekjet për të imponuar mbledhjen e saj ishin igoroze, edhe kundërshtimi ndaj taksave ishte më i ashpër.

Ajo që u bë e njohur si Revolta e Fshatarëve, nisi në Eseks dhe kulmoi me marshimin e Uot Tajlerit në Londër në vitin 1381. Rebelët shpallën besnikërinë e tyre ndaj mbretit, por pohuan se po vuanin në shpinë taksa të padrejta dhe shtypje nga zyrtarët mbretërorë, dhe zyrtarët vendorë të zbatimit të ligjit. Rebelimi u shtyp, dhe Tajleri u ekzekutua.

Por nuk ishte tërësisht një kauzë e humbur. Edhe rreshteri Lexh u ekzekutua; borxhet e shkaktuara nga taksa u falën; dhe kryetari i Dhomës së Komunëve, Sër Riçard Uoldgrejv, i cili kishte qenë vetë një taksambledësh në Eseks, denoncoi “zyrtarët e pandershëm, lakmitarë dhe të dhunshëm”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button