Horizonti.al

Talentet janë gjenetikë, apo mësohen?

Screen Shot 2015-08-19 at 10.37.53

Të dyja. Disa njerëz lindin me potenciale më të mëdhenj, por pa punë të madhe dhe praktikë, talenti i tyre nuk vlen aspak. Muzika është një shembull i mirë, me disa prova sa u përket ndryshimeve gjenetike. Për shembull, një studim i 500 binjakëve zbuloi se 80 përqind e shurdhërisë ndaj tonit është e trashëguar. Një tjetër gjeti gjene të ldhur me lësjhimin e serotoninës, që është e lidhur me krijueshmërinë muzikore.

Shahu është një tjetër shembull i mirë: një analizë e 14 studimeve të lojtarëve më të mirë të shahut dhe muzikantëve më të mirë, konkludoi se vetëm afro 30% e ndryshimeve në performancë mund të vinte prej orëve të shumta të praktikës. Në të kundërt, një studim i muzikanëve britanikë zbuloi se artistët më të mirë kishin praktikuar shumë më tepër, por kishin mësuar jo më shpejt se sa të tjerët, që i kishin aftësitë të lindura.

Një teori shumë e përhapur është se duhen 10 mijë orë praktikë për t’u bërë ekspert në diçka, dhe ndoshta ka një farë të vërtete tek e gjithë kjo. Por nëse gjenet të japin një prirje për shah, matematikë, muzikë apo futboll, atëherë me siguri që je më i prirur gjithashtu t’u kushtosh orë të gjata mësimit të këtyre./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button