Për të qenë në nivelin që unë jam tashmë, nuk nevojitet vetëm një vit punë. Unë i kam kushtuar 10 vite futbollit për të qenë në nivelin që jam tani. Duhet të përkushtohesh 100% dhe të kuptosh se nuk ka rëndësi se sa orë ushtrohesh, por se si ushtrohesh. Mund të punosh orë të tëra jo i përkushtuar dhe s’ke për t’ia dalë mbanë dot. Mund të ushtrohesh një orë në ditë totalisht i përkushtuar dhe ke për të arritur shumë. Kjo është ajo që unë bëj. Ushtrohem pak orë, por me përqendrim maksimal në atë që bëj. Përpiqem të jem përherë e më në formë në punën time dhe do vazhdoj të punoj akoma më fort për të mbajtur nivelin aktual në botën e futbollit.
Nuk ka asnjë sekret për suksesin. Ekziston vetëm puna e fortë, fiksimi në atë që do të arrish dhe përkushtimi, i cili duhet të jetë maksimal. Ti mund të bëhesh ai ose ajo që do të jesh, nëse vërtet e do atë gjë. Puno fort, përqendrohu në gjërat që bën dhe beso tek vetja. Mendoj se besimi tek vetja janë fjalët kyçe.
Unë e di që ka plot të rinj, sidomos në radhët e adoleshentëve, që duan të jenë si Cristiano Ronaldo. Jua them këtë me shumë siguri, nëse ju vërtet doni të arrini të bëheni si unë, punoni fort. Në fillimet e mia kam ndenjur edhe netë të tëra pa gjumë, sepse doja të isha dikushi në jetë dhe ia dola. Edhe ju mund t’ia dilni, nëse punoni fort dhe nëse besoni tek vetja. Çdo gjë është e mundur në jetë dhe mos e mendoni se çdo gjë ndodh rastësisht, apo për shkak të fatit, e keni shumë gabim. Mund të dilni një herë në krye me fat, ama jo përherë. Dhe mbani parasysh, se fati shkon tek ai që përpiqet.