Magazine

Tani makthet mund të mbahen nën kontroll falë një terapie të re të lidhur me zërin

Fatkeqësisht, përmbajtja e ëndrrave që shohim në gjumë nuk mund të manipulohet. Por sikur të ishte e mundur të reduktohet përvoja e maktheve? Një teknikë relativisht e thjeshtë e dëgjimit të një tingulli gjatë gjumit, e shoqëruar më parë me fundin e këndshëm të një ëndrre të nisur keq, ka dhënë rezultate inkurajuese në uljen e shpeshtësisë së maktheve. Procedura është testuar nga studiuesit në Universitetin e Gjenevës në Zvicër, dhe rezultatet e saj janë botuar në Current Biology.

Përfundime alternative

Deri në 8 për qind e popullsisë në botë, ka probleme me ëndrrat e këqija. Teknika standarde për të lehtësuar ankthin e këtyre përvojave, është terapia e provave të imazheve (IRT), e cila ka të bëjë me shoqërimin e pacientit nga një psikoterapisë, për të rijetuar ëndrrat e këqija dhe për të krijuar përfundime pozitive për to. Procedura funksionon në shumë raste, megjithatë 30për qind e pacientëve nuk përfitojnë prej saj. Prandaj psikiatri Llampros Perogamvros u përpoq ta përmirësonte atë me ndihmën e zërit.

Kolona zanore

Perogamvros dhe kolegët e tij rekrutuan 36 persona që raportuan se kishin pasur më shumë se sa një makth në javë, dhe i ndanë në dy grupe. Të dyja grupet u mësuan të bënin terapinë IRT vetë në shtëpi për 5 minuta në ditë dhe e vazhduan atë për dy javë.

Por një grup ishte në gjendje të dëgjonte një tingull neutral të luajtur në piano ndërsa bënte terapinë, ndërsa grupi tjetër jo. Të gjithë pjesëmarrësit mbanin një shirit në ballë gjatë kohës që flinin për të gjithë kohëzgjatjen e studimit, në mënyrë që të mund të monitorohej gjumi i tyre. Sa herë që aktiviteti i trurit të tyre tregonte fillimin e gjumit REM, ku ata ëndërronin më shpesh, për pjesëmarrësit në të dyja grupet luhej një tingulli neutral për 10 sekonda.

Përfitime të qëndrueshme

Në fund të 2 javëve, grupi që e kishte lidhur tingullin me terapinë dhe rrjedhimisht me rezultatin pozitiv të ëndrrave, kishte vetëm 1/5 maktheve që përjetoi grupi i dytë, dhe përgjithësisht raportoi ëndrra me përmbajtje më pozitive.

Për më tepër, efekti zgjati edhe përtej eksperimentit, duke vazhduar për 3 muaj. Duke qenë se trajtimi mund të bëhet në shtëpi, ai mund të përdoret nga njerëzit që vuajnë nga ankthet e lidhura me përvojat traumatike, në mënyrë që të orët e natës të jenë më të lehta. / Focus – Bota.al

Back to top button