Një debat i madh ka nisur këto ditë mes shqiptarëve, atyre të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, debat që është shtrirë dhe në fushën e sportit.
Një pjesë mendon se jemi ndryshe, një pjesë tjetër mendon se jemi një. Disa mendojn se ‘kosovarët’ duhet të kenë simbolet e tyre pjesa tjetër mendon që ‘shqiptarët e Kosovës’ duhet të përfaqësohen me ngjyrat kuqezi, ngjyrat për të cilët luftëtarët ranë dëshmor.
Një fans ka komentuar në një postim të Taulant Xhakës duke i shkruar “Kosovar je ti o burrë i dheut” duke transmetuar një mesazh që Taulanti po bën gabim që mbron ngjyrat kuqezi por duhet të mbrojë ato verdhe e kaltër.
Përgjigjia e Taulantit është tepër finoke. “Jam shqiptar nga trevat e arbërisë” shkruan zemërluani i kombëtares tonë duke i dhënë fund të gjitha debateve për këtë pikë në statusin e tij në rrjetin social facebook.