Enciklopedike

TE ÇUDITSHME / Politikani-fantazmë që u bë Ministër i qeverisë

phantom politician2007-a ishte një vit i mirë për Andre Kasongo Ilungan. Në moshën 34-vjecare, ai ishte ngjitur nga një qytet i prapambetur dhe ishte bërë Ministër i Tregtisë së Jashtme në Republikën Demokratike të Kongos, në qeverinë e parë të zgjedhur demokratikisht në këtë vend. Vetë Kryeministri e kishte zgjedhur për këtë post, dhe ai ishte quajtur “ylli në ngjitje i politikës kongoleze”. Eshtë e kuptueshme trazira që u shkaktua kur u zbulua se ky person nuk ekzistonte. Përpara ditës së parë në punë, thuhet se Andre i dërgoi Kryeministrit Antoine Gizenga një letër dorëheqjeje, por nuk shkoi vetë personalisht. Ishte udhëheqësi i partisë, Honorius Kisimba Ngoy që shkoi ta dorëzojë, por atij i thanë se dorëheqja e Andre duhej të dorëzohej vetë personi. Në këtë pikë, u bë e qartë se Ngoy e kishte sajuar këtë personazh, si pjesë e një plani për t’u zgjedhur vetë në kabinet. Pasi i ishte kërkuar që të paraqiste dy emra nga partia e tij për të njëjtin post, Ngoy vendosi që do të kishte më shumë shanse të zgjidhej nëse do ta sajonte emrin e personit tjetër. Por plani i tij u zbulua kur Kryeministri vendosi që edhe një fantazmë do ta bënte punën më mirë se sa Ngoy, dhe emëroi Andrenë. Edhe sot e kësaj dite, Ngoy këmbëngul se Andre ka ekzistuar vërtetë. Por sipas tij, ai është shumë, shumë i turpshëm.

Leave a Reply

Back to top button