PsikologjiShendeti

Të gjitha gratë duhet të konsumoj peshk gjatë shtatzënisë. Shpjegimi është më se i arsyeshëm

Sipas një studimi të ri, të gjitha ju gra shtatzëna duhet  të konsumoni peshk gjatë 9 muajve për t’i bërë fëmijët të flasin më shpejt. Gratë, të cilat konsumojnë rregullisht peshk gjatë kohës së shtatzënisë, do të lindin fëmijë me aftësi të përparuar të gjuhës deri në moshën 5-vjeçare.

Porcionet ditore prej më pak se 400 gramë peshk janë dobiprurëse për zhvillimin e fëmijës.

Shumë gra shtatzëna i shmangen konsumit të peshkut ose frutave tjera detare nga frika e helmimit, por peshku me të vërtetë mund të jetë një ushqim i dobishëm për trurin e fëmijës.

Studiuesit nga Instituti publik i shëndetit në Norvegji kanë monitoruar dietën e grave me zhvillimin e fëmijëve deri në moshën 5-vjeçare.

Ata kanë zbuluar se fëmijët e nënave që kanë konsumuar peshk, kanë nivel më të lartë të komunikimit dhe gjuhës deri në moshën pesëvjeçare në krahasim me fëmijët e nënave që nuk kanë konsumuar peshk gjatë kohës sa kanë qenë shtatzëna. / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button