Horizonti.al

Të gjitha “ngjyrat” e humorit të zi

Nuk ekziston vetëm një lloj depresioni: duke zbuluar se nga çfarë vuajmë, është një hap i rëndësishëm për të jetuar më mirë dhe për t’u orientuar ndaj recetave të ndryshme të kurimit

Screen Shot 2016-06-03 at 14.16.37

Krizat depresive, edhe pse mund të ngjajnë me njëra-tjetrën për nga intensiteti dhe simptomat, shfaqin karakteristika të ndryshme që i bëjnë subjektet të cilët vuajnë nga ankthi e depresioni t’i tregojnë shqetësimet e tyre në forma të ndryshme, ndonjëherë edhe në formë jonormale. Për shembull, përveç lodhjes dhe rënies së humorit, një person mund të shfaqë ndjeshmëri tejet të lartë dhe gjendje emocionale ankthi, shenja jonormale; një tjetër mund të bjerë në një gjendje apatie dhe të shkëputet krejtësisht prej gjërave që ndodhin; një tjetër akoma mund të mendojnë se ka bërë shumë gjëra të gabuara, e ndoshta edhe të këqija; një tjetër mendon se personat që e rrethojnë kanë gabuar dhe janë të zemëruar me të. Ky çrregullim ndodh atëherë kur personi ndjen sikur drejtohet nga forca më të mëdha se ai dhe në këtë çorientim është më e lehtë të shfaqen traumat e vjetra dhe frikërat papranuara.

Depresioni mund të theksojë ndryshimet individuale

Depresioni mund të përkeqësojë një tipar të personalitetit, një anë të karakterit, një mënyrë për të qenë në botë, deri sa të bëhet qendra e çdo mendimi dhe ndjenje. Për shembull, në qoftë se personi ka qenë egoist dhe narcizist para krizës, do të vazhdojë të flasë për veten dhe për atë që të tjerët mendojnë për rënien e tij, edhe gjatë kësaj periudhe jonormale, madje nuk do reshtë së uluri mitin e tij. Në këtë rast, depresioni i tij nuk është normal, madje mund të cilësohet si një depresion i madh ose fatkeqësi e paimagjinueshme. Ata që kapen pas së kaluarës, i ushqejnë vetes iluzione dhe mendime të kota. Për këtë arsye ndihen gjithnjë në faj dhe vetëm ankohen. Duke u bërë të vetëdijshëm ndaj këtyre aspekteve është e rëndësishme të mos dominoheni nga depresioni dhe të gjeni një ekuilibër gjatë fazës së shërimit.

Format e ndryshme të depresionit, si përjetohet

Përndjekje

Keni ndjesinë sikur gjithçka (jeta, fati) dhe të gjithë (miqtë, kolegët, të afërmit, bota) janë kundër jush? Mos u mbyllni në vetvete, por shpjegojuani frikën tuaj të afërmve dhe me ta krijoni një lloj mbrojtje “të ngrohtë”.

Narcisizmi

Shqetësoheni shumë për “dëmtimin e imazhit” se i keni zhgënjyer të tjerët dhe ndiheni në faj për atë që mendojnë ata? Mos u shqetësoni. Zhgënjimi është pjesë e jetës dhe u ndodh të gjithëve, por bëni kujdes që të mos e teproni.

Humorale

Keni luhatje të humorit, sjellje të çuditshme karshi vetes dhe jetës? Lotët ju shpërthejnë si me rubinet? Kur keni shumë energji mos e shpërdoroni kot, mos e përdorni të gjithë, por ruani pak për momentet e vështira. Nëse nuk ndiheni mirë me veten, e s’jeni të qetë, mos u përpiqni të arsyetoni dhe të bëni plane për jetën. Lërini për një moment tjetër, kur të jeni më të kthjellët.

Shqetësuese

Kur përjetoni një gjendje të vazhdueshme ankthi, në fytyrë shfaqen shenjat e terrorit, sepse nuk e dini se si do të përfundojnë gjërat tuaja me rëndësi dhe nëse nuk shkojnë mirë a do të ndreqen? Për t’u çlodhur dhe për të larguar mendimet negative që ju kanë pushtuar, bëni një banjë me ujë të ngrohtë, pastaj një masazh çlodhës. Shmangi përplasjet me të tjerët.

Fiksuese

Jeni viktimë e mendimeve të gabuara dhe fiksuese, që përsëriten vazhdimisht në mendje, duke ju shtuar ndjenjat e fajit, ankthin, mërzinë dhe pengjet? Në ndihmë ju vjen aktiviteti fizik dhe masazhet çlodhëse trupore.

Fizike

Ju karakterizon një ndjenjë e përgjithshme dobësie, mungesa e energjisë, ku të pranishme janë ndryshimet dhe dhimbjet e vazhdueshme fizike? Ndihmojeni veten me përbërësit natyrorë dhe ushqime energjike para se të filloni terapi të tjera. Mos lini pas dore edhe kontrollet mjekësore. /Gazeta Shqip

Leave a Reply

Back to top button