Horizonti.al

Të gjithë Atlantidat e botës

Screen Shot 2016-01-11 at 22.39.39

LEGJENDAT UNIVERSALE TE LASHTESISE

Të gjithë e njohim legjendën e Atlantidës: një qytet utopik i fshirë në një natë të vetme, falë një kataklizme jotokësore. Por Atlantida është vetë më e famshmja nga qytetet e humbur legjendarë. Histori pothuaj identike shfaqen me një rregullsi të lartë, dhe është tunduese të mendojmë që në një farë mënyre lidhen mes tyre. Mendoni Iramin (i njohur edhe si Ubari). Një qytet përrallash në shkretëtirën e Arabisë Saudite moderne, Irami thuhet se është fshirë nga faqja e dheut në një natë të vetme, kur Allahu e fundosi nën një përmbytje rëre. Me fjalë të tjera, është miti i Atlantidës, i përkthye në një botë pa ujë. Pastaj janë Ys në bregun e Francës, që supozohet se është përmbytur rreth shekullit të pestë nga një mbret luftëtar legjendar. Dhe kjo përpara se të hyjmë në historinë e Sodomit dhe Gomorrës dhe legjendën Hindu të Tripuras, që përfshin perënditë që fshijnë qytete imorale në një shi zjarri. Shkurt, ideja e një qyteti të fshirë brenda natës është kaq e fuqishme duket se shfaqet kudo. A kanë ndonjë bazë këto tragjedi gjysmë të harruara një bazë tek faktet (si Pompei), apo janë thjeshtë histori që luajnë me fantazistët apokaliptikë? Vendoseni vetë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button