Në Dhjatën e Re, fjala greke Paradeisos përdoret tri herë (në Ungjillin sipas Lukës XXIII, 43, në letrën e Shën Palit drejtuar Korintasve XII: 1-4 dhe tek Zbulesa), por nuk përcaktohet domethënia e saj. Parajsa prezantohet si qielli, dimensioni qiellor. Megjithatë tek krishterimi, parajsa është përshkruar për një kohë të gjatë, sidomos në Mesjetë, si një vend i mbyllur me tre dyer të ruajtura nga engjëjt dhe për të cilat është kujdestar Shën Pjetri; një dimension qiellor i gjallëruar nga zërat e ëngjëjve fëmijë, duke kënduar këngë të ëmbla Zotit.
Këtu fatlumët, të gjithë të veshur me rroba të bardha, ulen në frone të artë, të zbukuruar me gurë të çmuar. Nga ky imazh kanë mbetur dëshmi të ndryshme të gdhendura në gur. Megjithatë me kalimin e kohës, parajsa është prezantuar nga të krishterët jo si një vend i përcaktuar, por më tepër si një gjendje e mirëqenies dhe lumturisë, ku gëzohet plotësia e dashurisë së Perëndisë. Në këtë kontekst, pranohen në këtë gëzim suprem vetëm shpirtrat e pastër, të vdekur në hirin e Zotit ose që janë çliruar në këtë dimensionin nga purgatori. Pas ringjalljes, të përzgjedhurit do të jetë në gjendje të gëzojnë si në trup ashtu edhe në frymë. / Bota.al