Psikologji

Të gjithë, pa përjashtim, duhet t’i lexojnë këto mesazhe mbi jetën

Imagjinojeni jetën si një lojë, në të cilën ju gjendeni në mes të pesë topave që ju i quani: puna, familja, shëndeti, miqtë dhe shpirti. Të gjithë këta topa ju i mbani në ajër dhe me kalimin e kohës, do të kuptoni disa gjëra. Fillimisht do të kuptoni se puna përfaqësohet nga një top llastiku. Sa herë bie, ngrihet sërish nga toka.

Më pas do të kuptoni se katër topat e tjerë, pra familja, shëndeti, miqtë dhe shpirti përfaqësohen nga topa prej qelqi. Nëse ata bien në tokë, dëmtohen, krisen, ose thyhen. Ata nuk do të jenë njësoj sërish. Këtë gjë do ta kuptosh dhe duhet të luftosh për balancën në jetën tënde. Si mund ta arrish?

Mos e nënvlerëso veten, duke e krahasuar me të tjerët. Të tjerët mund të të duken më të mirë në diçka, por ti mund të jesh më i mirë në diçka tjetër, sepse ne jemi të gjithë ndryshe dhe të gjithë kemi nga një talent të veçantë.

Mos i përcakto qëllimet e jetës tënde nisur nga ajo që të tjerët e konsiderojnë të rëndësishme. Vetëm ti e di çfarë pëlqen dhe çfarë është më e mira për ty, ndaj vepro sipas zemrës dhe mendjes tënde.
Mos i llogarit si të sigurta gjërat pranë zemrës tënde. Ju mund t’i humbni edhe miqtë më të mirë, nëse nuk dini të jepni aq sa duhet nga vetja. Trajtojini personat e dashur, ashtu siç do të donit t’ju trajtonin juve, sepse pa ta, jeta juaj do të ishte pa kuptim.
Mos e lini jetën t’ju rrëshqasë nëpër gishta, duke jetuar në të shkuarën, apo në të ardhmen. Duke jetuar të tashmen, ju jetoni çdo moment të jetës suaj.
Mos hiqni dorë, nëse ende keni diçka për të dhënë nga vetja. Asgjë nuk përfundon, deri në momentin që ju hiqni dorë nga përpjekjet tuaja.
Mos jini të frikësuar të ndërmerrni rreziqe. Nëpërmjet tyre ne kuptojmë fuqitë dhe aftësitë tona.
Mos e largoni dashurinë nga vetja, duke thënë se nuk keni kohë. Mënyra më e mirë për të marrë dashuri, është duke dhënë dashuri dhe mënyra më e mirë për ta humbur dashurinë, është duke e nënvlerësuar atë.
Mos e merrni jetën aq me nxitim, saqë të mos kuptoni jo vetëm se ku keni qenë, por edhe se ku po shkoni.
Mos harroni se nevoja më e madhe e një njeriu, është të ndihet i vlerësuar.
Mos u frikësoni nga të mësuarit. Njohuritë janë pasuri, një thesar që mund ta mbani lehtësisht me vete kudo.
Mos i përdor kohën dhe fjalët në mënyrë të kotë. Asnjë nuk mund të tërhiqet mbrapsht. Jeta nuk është një garë, por një rrugëtim që duhet jetuar në çdo hap që hedh”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button