Analiza

Të gjithë tallen me fotografinë “satelitore” të rusëve

Ja provat që është false fotografia e paraqitur nga rusët, që thonë se në të shfaqet një MIG duke goditur Malaysian Airlines MH17. Shumë komentatorë vunë në dukje se logo “Malaysia” mbi avionin që ndodhet në fotografi ishte në vendin e gabuar. Maksim Kats, një blogger rus, tha se avioni në fotografi dukej si një version shumë pak i ndryshuar i rezultatit të parë që të del në Google kur kërkon “Boeing i parë nga sipër”. Gjithashtu, ndodh që të jetë një foto reklame e një Boeingu 767, dhe jo 777

Vitaly Shevchenko

Ru 2Televizioni shtetëror rus ka transmetuar atë që pretendon të jetë një fotografi e momentit kur Malaysian Airlines MH170 u godit nga një avion gjuajtës ukrainas. Por shumë komentatorë e kanë hedhur poshtë si një “falsifikim të trashë”.
Në mbrëmjen e 14 nëntorit, televizioni shtetëror rus Channel One transmetoi atë që u duk si një fotografi satelitore e një avioni pasagjerësh dhe një avioni që fluturonte në qiejt mbi Donetsk, një bastion i separatistëve në Ukrainë. Sipas raportimit, ai ishte momenti kur avioni ukrainas godet me një raketë avionin civil MH17.
Kjo teori është nxitur prej kohësh nga Kremlini dhe mediat pranë tij, dhe ajo doli sërish në skenë teksa Presidenti Putin po përgatitet që të takojë udhëheqësit botërorë në samitin e G20 në Australi. Ai pritet të përballet me disa pyetje të vështira në lidhje me rolin e Rusisë në krizën e Ukrainës si dhe rrëzimin e MH17.
Channel One bëri të ditur se “fotografia sensacionale” ishte dërguar nga një farë George Bilt, i cili pretendonte se ishte një i diplomuar në Massachusetts Institute of Technology, me më shumë se dy dekada përvojë në industrinë e aviacionit. Ai ia dërgoi me email Ivan Andryevskyt, zëvendës president i Unionit Rus të INxhinierëve, thoshte lajmi. “Mund të supozojmë se fotografia është nxjerrë nga një satelit amerikan ose britanik”, tha Andryevsky për Channel One. “E kemi studiuar fotografinë në detaje dhe nuk kemi gjetur asgjë që të sugjerojë që është false”.
Prezantuesi, komentatori i mirënjohur pro Kremlinit Mikhail Leontyev ishte dakord. “Që të falsifikosh dicka të tillë duhet të jesh një profesionist edhe më i madh se sa të kesh akses në këtë lloj informacioni”.
Leontyev sugjeroi gjithashtu se koha e daljes së lajmit nuk ishte aksidentale. “Ne dimë që Kryeministri australian Abbott ka kërcënuar se do i bëjë presidentit tonë disa pyetje të vështira në lidhje me Boeingun malajzian. Le ta ndihmojmë”, tha Leontyev në fillim të transmetimit.
Skepticizmi
Por menjëherë pas transmetimit, shumë përdorues të internetit konkluduan se fotografia e transmetuar nga Channel One ishte një falsifikim i trashë dhe nuk përbënte aspak një provë të fortë.
Shumë komentatorë vunë në dukje se logo “Malaysia” mbi avionin që ndodhet në fotografi ishte në vendin e gabuar. Maksim Kats, një blogger rus, tha se avioni në fotografi dukej si një version shumë pak i ndryshuar i rezultatit të parë që të del në Google kur kërkon “Boeing i parë nga sipër”. Gjithashtu, ndodh që të jetë një foto reklame e një Boeingu 767, dhe jo 777, që ishte ai që u rrëzua në Ukrainë në korrik.
Kishte gjithashtu pretendime se forma e reve në pamjen satelitore vërtetonte se në fakt ish nxjerrë nga një fotografi e Google Earth në atë zonë, e bërë në 28 gusht 2012.
Po kështu, ata që bënë një kërkim fotografish në Google zbuluan se fotografia e dy avionëve nuk ishte dhe aq ekskluzive: ajo ishte ngarkuar fillimisht në një forum rus në 15 tetor. Burimi thoshte se ishte nga “disa entuziastë të Wikileaks-it” rus.
Gjithë këto të meta të raportimit të Channel One shkaktuan një furtunë talljesh. Ilya Varlamov, një prej blogger-ave më popullorë në Rusi, e quajti pretendimin e Channel One “një falsifikim të trashë në Photoshop… thjeshtë një episod në luftën e informacionit. Mbajeni mendjen të pastër, mos shihni televizion”, u bëri thirrje ai lexuesve. /BBC/
Pergatitur nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button