Psikologji

Të hënën bëj këto 5 gjëra për të nisur një javë të mbarë!

E hëna për të gjithë është shumë stresuese për faktin se mendojmë kemi një javë të gjatë para dhe ideja se çdo mëngjes duhet të zgjohen për punë i lodh tej mase.

Por në fakt është krejt e kundërta nëse ju jeni pasionuar pas punës që bëni mos u stresoni, sepse dita e hënë është një fillim i ri dhe i freskët për ju.

Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë 5 gjërat që duhet të bësh nesër për një javë të mbarë e të suksesshme

Mos fli gjumë deri në minutat e para kur duhet të jesh nisur tashmë për punë. Të shkosh në punë  më herët të hënën të bën të reflektosh në prioritetet e tua për javën dhe bën plane të reja.

Planifikoni takimet dhe aktivitet e javës. E hëna është koha e duhur për të caktuar oraret e takimeve që do të bëni gjatë javës, sepse kalendari nis pikërisht me këtë ditë.

Mendo se kë do të takosh dhe përdor mëngjesin e së hënës për të nisur këto takime.

Organizo mjetet apo pastro çantën duke marrë me vete çdo gjë që do ju duhet.

Shpenzoni kohën që ju duhet  çdo të hënë për të menduar për problemet që duhen  zgjidhur  sa shpejt.

Nëse ju praktikoni këto  5 këshilla, ju shumë shpejt do të zbuloni se e hëna është dita ku ju shikoni përpara, një ditë për vizione të reja dhe do kuptoni  se gjëra të bukura po ndodhin në jetën tuaj. / dritare.net

Leave a Reply

Back to top button