Analiza

TE HUAJT / Jemi të gjithë bij, të një Zoti, të ardhur nga shumë larg

 

Mes Dionisit dhe polis-eve, në kërkim të urtësisë së mikpritjes

Screen Shot 2016-07-19 at 08.46.13

Nga Marino Niola

Strangers in the night. Të huaj në një natë. Kështu janë bërë 3 milionë evropianët që jetojnë në Britaninë e Madhe. Profesionistë, punëtorë, studentë, të cilët për shkak të Brexit-it, fjetën një natë gjumë si komunitarë dhe u zgjuan si ekstra-britanikë. Nga të barabartë në të pabarabartë. Nga qytetarë në emigrantë. Tek e fundit ishte pikërisht frika ndaj emigracionit, benzina e hedhur nga Najxhëll Farazh dhe Boris Xhonsoni mbi zjarrin e izolacionizmit.

Ajo tashmë kërcënon ta bëjë Britaninë oborrin në flakë të një kontinenti në prag të një ezaurimi nervor. Aty ku frika nga gjoja pushtimi dhe kërcënimi real nga terrorizmi çojnë ujë në mullirin e nacionalizmave, që shohin një armik tek çdo i huaj. Një ekuacion ksenofob për një çështje të ndërlikuar. Që vjen megjithatë nga shumë larg, aq sa është shkruar qartazi në matricat gjuhësore të qytetërimit tonë…

[real3dflipbook id=”1246″]

Leave a Reply

Back to top button