Horizonti.al

Të kontrolloj me valë

Screen Shot 2015-10-20 at 23.07.50

Kur kërkuesit e skuadrës të Michael Shats (Universiteti Kombëtar Australian, Kanbera) vënë në veprim “rrezen transportuese”, topi i ping pongut i cili pluskon në vaskë, shkon drejt aparatit që është duke prodhuar valë të vogla mbi ujë. Sekreti? Gjeneratori i Shats krijon një skemë komplekse valësh, me dimensione e frekuenca preçize, me të cilën kontrollohet këtu lëvizja e një objekti pluskues. Duke e ndryshuar skemën, lëviz objekti në drejtime të ndryshme: edhe në atë të kundërt me valët, drejt gjeneratorit, me një efekt “rreze transportuese”.

“Valët nuk i lëvizin objektet. Krijojnë një korrent mbi sipërfaqen e ujit: është ky që i transporton. Kemi mësuar të prodhojmë korrente në çdo drejtim. Për shembull, për të patur një që mbart topin drejt gjeneratorit, shfrytëzohen shtjellat e krijuara nga valët”. Përdorimet? “Kontrolli i humbjes së ndotësve mbi ujë, ose lëvizja e objekteve pluskuese. Por edhe të studiohet sesi valët e drejtpërdrejta drejt bregut munden të prodhojnë korrente rrymash nënujore, që i çojnë notarët në thellësi”.

Leave a Reply

Back to top button