Magazine

Të lashtët “shpikën” epokat e arta. Por, Pandora u dha fund…

Do të ishte pikërisht perspektiva eskatologjike (pra që kish të bënte me fatet e njeriut dhe shoqërisë), që do të ndikonte në interpretimev e mëpasshme. Ato që kanë karakterizuar shumë prej utopive të Nëntëqindës, edhe ato më tragjiket

I pari që hodhi teorinë e ekzistencës së një epoke të artë ku të gjithë ishin të lumtur, ishte Hesiodi. Poeti grek imagjinoi një epokë idilike, në të kaluarën, gjatë të cilës njerëzit, edhe pse të vdekshëm, jetonin në një gjendje kënaqësie, pa shqetësime, ankthe, sëmundje dhe luftëra. Kjo epokë, thoshte ai, u pasua nga katër të tjera: ajo e argjendit, e bronxit, e heronjve dhe e hekurit. Ajoq ë u dha fund atyre ishte Pandora, që duke hapur kutinë e të këqiave të botës, e dënoi njerëzimin me dhimbje dhe vështirësi.

Interpretime

Më pas, kjo legjendë u mor nga filozofi Platon, që e ri-interpretoi në mënyrën e tij, duke imagjinuar një epokë të artë ku njerëzit jetonin në dakordësi, pa patur nevojë të punonin, në harmoni me perënditë dhe me natyrën, duke iu dedikuar vetëm reflektimit.

Pas tij, poeti latin Virgjili projektoi epokën e artë në të ardhmen: imagjinoi në fakt ardhjen e një fëmije (sipas disave ishte Oktaviani, perandori i ardhshëm) që duhej të ndryshonte fatet e njerëzimit.

Do të ishte pikërisht perspektiva eskatologjike (pra që kish të bënte me fatet e njeriut dhe shoqërisë), që do të ndikonte në interpretimev e mëpasshme. Ato që kanë karakterizuar shumë prej utopive të Nëntëqindës, edhe ato më tragjiket. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button