Histori

Të lindur me kurorë

Privilegje, lojëra, dënime, kaprico dhe intriga prapa princërve të rinj që hipnin në fron kur ishin ende foshnja. Fati i jashtëzakonshëm që i ka bashkuar është në fakt i përmbledhur në moton me të cilën në Francën e mesjetës përshëndetej kalimi i kurorës nga një sovran që kish ndërruar jetë, tek një tjetër: “Mbreti vdiq, rroftë mbreti”. E megjithatë, nuk kish qenë gjithmonë kështu: “Në fillim, kalimi bëhej me zgjedhje”, shpjegon Maria Tereza Medici, docente e historisë së të Drejtës në Universitetin La Sapienza të Romës. “Që nga ngjitja në pushtet e Ugo Capetos, në 987, i cili inauguroi dinastinë kapetingie që do të mbretëronte në Francë (me ndërprerje) për 800 vjet, u afirmua në Europë kalimi i pushtetit nga babai tek fëmija më i madh, në kundërshtim me parimin e barazisë mes fëmijëve

kurore 1E qara e tij e parë u prit me një farë lehtësimi nga e gjithë mbretëria. Kishte lindur në 8 dhjetor 1542, një festë e kushtuar Virgjëreshës Mari, e si rrjedhim një datë ogurmirë: megjithatë, gjashtë ditë më vonë, mbreti Xhakomo V i Skocisë u vra, dhe Mary Stuart ishte tashmë jetime dhe mbretëreshë që foshnjë. Nuk ishte as hera e parë dhe as e fundit që një fëmijë hynte në histori. Përpara saj, mes të tjerëve, Valentiniani II, që u shpall Perandor i perëndimit kur ishte 4 vjec në vitin 375; Otoni III, mbret i Gjermanisë në moshën 3 vjec në vitin 983; Henriku Vi i Lankasterit, mbret i Anglisë kur ishte nëntë muajsh në vitin 1422; Ivani IV (më vonë Ivani i Tmerrshëm), zot i principatës së Moskovias kur ishte 3 vjec, në 1533.

Trashëgimi e rëndë

Fati i jashtëzakonshëm që i ka bashkuar është në fakt i përmbledhur në moton me të cilën në Francën e mesjetës përshëndetej kalimi i kurorës nga një sovran që kish ndërruar jetë, tek një tjetër: “Mbreti vdiq, rroftë mbreti”. E megjithatë, nuk kish qenë gjithmonë kështu: “Në fillim, kalimi bëhej me zgjedhje”, shpjegon Maria Tereza Medici, docente e historisë së të Drejtës në Universitetin La Sapienza të Romës. “Që nga ngjitja në pushtet e Ugo Capetos, në 987, i cili inauguroi dinastinë kapetingie që do të mbretëronte në Francë (me ndërprerje) për 800 vjet, u afirmua në Europë kalimi i pushtetit nga babai tek fëmija më i madh, në kundërshtim me parimin e barazisë mes fëmijëve. Avantazhi kryesor isht ruajtja e feudit duke eleminuar grindjet dhe diskutimet mbi zgjedhjen e trashëgimtarit”.

Në rastet kur trashëgimtari i feudit ishte një fëmijë apo ende në moshën e lojërave zgjidhej nëpërmjet një mënyrë të lashtë: deri në një moshë madhore, gjithcka i besohej një të rrituri të emëruar nga sovrani me anë të një letre apo në testament (nëna, halla, tezja, motra, kushëriri). “Kujdestaria e nënës, frymëzuar nga e drejta romake dhe kodi i perandorit bizantin Theodhosi II (shekulli V), i njihte të ëmës (apo gjyshes) rolin e kujdestares së fëmijëve minorenë, dhe ka qenë formula më e përdorur nga dinastitë e mëdha”, shpejgon Medici. “Në shekullin IV, Elia Pulcheria dhe Galla Placidia mbretëruan respektivisht në erandorinë e Lindjes dhe atë të Perëndimit në vend të vëllezërve Theodhosit dhe Valentinianit. Që atëherë, perandoresha, mbretëresha dhe princesha, kontesha dhe dukesha kujdestare nuk numërohen”.

Intriga

Megjithatë, nuk duhet të imagjinojmë fëmijë mbretërorë të rritur në supermbrojtje mes privilegjeve. “Shpesh herë, prapa kurorëzimit të një mbreti-fëmijë ishte vrasja e trashëgimtarit të parashikuar”, nënvizon Lucilla Rami Ceci, docente e Antropologjisë kulturore në La Sapienza të Romës. “Pastaj, ngjitja në fron e fëmijëve kishte avantazhe jo shumë fisnikë: të nënshtruar një edukimi të ngurtë, ata ishin të detyruar të pranonin pa vënë në diskutim detyrate rënda të një monarku. Duke u siguruar famil;jarëve të tjerë lirinë e drejtimit sipas qejfit të pushtetit”. Kanë qenë të shumtë princërit e vegjël të detyruar që të mbroheshin nga ata që do të duhej ti edukonin dhe stërvisnin. Korradini i Svevias, mbret në moshën 2 vjec, pa fronin t’i rrëmbehej nga xhaxhai-kujdestar Manfredi, i cili hapi fjalë për vdekjen e vogëlushit. Pak më mirë ecnin gjërat kur kujdestaria ishte e nënës, adoptuar për shembull në Francë: “Nëna mbretëreshë nuk do të guxojë që të kërcënojë jetën e cmuar të Delfinit (trashëgimtarit të fronit) sepse nuk mund të mbretërojë ajo vetë më pas”, shpjegonte juristi francez Jean de Savaron.

Më pas kujdestaria e nënës u përjashtua nga kushtetuta franceze në 1791, ndoshta për shkak të urrejtjes ndaj Mari Antuanetës. “Mbreti është minoren deri kur të mbushë 18 vjec… Kujdestaria i përket të afërmit të mbretit që është më afër në gradë… Gratë përjashtohen”.

Në shkollë mbretërore

Po si përgatitej një e ardhme sovrani? “Edukimi i oborrit ka patur karakteristika të ndryshme në periudha të ndryshme historike dhe në shoqëri të ndryshme”,përgjigjet Rami Ceci. “Por që nga Mesjeta deri në gjithë shekullin XVIII fëmija, jo vetëm ai me gjak mbretëror, ishte një adult i vogël”. E dëshmojnë portretet e oborrit, ata që i dërgoheshin mbretërive të huaja në rastet e martesave të parapërgatitura. Ku gjejmë pamje të princërve të vegjël të veshur si të rritur: poza luftarake, skeptra, nderime, shpata dhe të tjerë sende apo pozicione që lidhen me pushtetin. Në rastin e vajzave, bëhej fjalë për mbretëresha perfekte në miniaturë.

Përreth trashëgimtarit të Anglisë, duke nisur nga shekulli XIII, u krijua një “cerdhe mbretërore” që ishte një kopje në shkallë e oborrit të të rriturve, ku ;rincër dhe fëmijë të fisnikërisë mësonin së bashku artin e qeverisjes dhe manierave të mira. Në oborrët e ancien regime francez detyra e formësimit të sovranëve të ardhshëm dhe bashkëpunëtorëve të tyre më të besuar u përkiste në fakt priftërinjve apo mësuesve. “Shkolla e mbretërve” parashikonte leksione skermi, gjuetie, vallëzimi, por edhe kaligrafie, matematike, historie dhe letërsie. Që në vitin 1530 filozofi holandez Erazmi i Roterdamit, në traktatin e tij “Edukimi i princit të krishterë” kushtuar perandorit të Perandorisë romake Karli V (mbret i Spanjës kur ishte 16 vjec), kishte fiksuar disa rregulla që mbetën të vlefshme deri në vitet 700, që përshkruan madje edhe llojin e ushqimit më të përshtatshëm për princërit.

Ndalim lojërash

Sidoqoftë, fëmijëve mbretërorë u mbetej shumë pak hapësirë për lojëra. Mosha madhore vinte me shpejtësi. “Vajzave të vogla u caktohej në bazë të aftësisë së riprodhimit, rreth moshës 12 vjec, për meshkujt varionte mes 14 dhe 21 vjec, mosha e përshtatshme për të mbajtur armë të rënda”, shpejgon Guerra Medici. Shpesh herë mes fëmijëve që bëheshin mbretër duke u cliruar më në fund nga kontrolli i kujdestarëve tundimi për të kapërcyer fazat kohore ishte i madh: Henriku VI u kurorëzua një muaj para ditëlindjes së tetë, ndërkohë që Karli VI dhe Karli IX u bënë sovranë të francës me kompetenca të plota respektivisht kur ishin 12 dhe 10 vjec.

Të qënurit objekt i një kujdesi kaq të vecantë, të mbushur me pritshmëri shumë të larta dhe të privuar nga një fëmijëri prej fëmijësh të vërtetë mund të shkaktonte emocione kontradiktorë. “Nga njëra anë princërit e rinj shiheshin si qenie karizmatike, të jashtëzakonshme, hyjnore”, nënvizon Furio Pesci, docent i historisë së Pedagogjisë në La Sapienza të Romës. “Nga ana tjetër ata ishin gjithësesi fëmijë, të nënshtruar vullnetit të të rriturve dhe shpesh herë më pak të lirë se të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë”.

Prova e pakundërshtueshme e një ambivalence të tillë gjendet në një dokument të jashtëzakonshëm: Journal-i i gjashtëqindës i Jean Heroard, mjeku personal i Delfinit të Francës (në të ardhmen Luigji XIII). Eshtë një ditar që tregon ditë pas dite jetën e nxënësit mbretëror. Një jetë e jashtëzakonshme që në lindje, që nisi pa asnjë lloj privacie në prani të mbretit dhe princërve në 27 shtator 1601: “Lëshonte britma të forta dhe të fuqishme që nuk tingëllonin si të një fëmije, që nuk i kishim dëgjuar deri atëherë”. Duke shënuar në mënyrë skrupuloze menunë e 16 mijë vakteve, orareve të gjumit, ritmit të pulsit (“i plotë”, “i lehtë”), aspektin e fytyrës (“i qetë”, “i keq”), përmasat e hundës, veshëve dhe trupit, sasinë, ngjyrën dhe erën e feceve të princit.

Delfini jetonte i ndarë nga prindërit. Si kompensim kishte në dispozicion ë tij 225 vetë, që e inicuan shumë shpejt sipas ritualeve të oborrit: në moshën një vjec mësoi tu zgjaste krahun mysafirëve me qëllim që ata ti puthnin dorën, në moshën dy vjec mësoi si të qëndronte i palëvizshëm si një statujë gjatë paradave në qytet, në moshën 3 vjec priste princër dhe ambasadorë në kështjellën e Saint-Germain-en-Laye, në moshën 7 vjec ishte një kërcimtar dhe lojtar i lojës pararendëse të croquet. Ditari i Heroard nuk ndalet para asgjëje: në 3 shtator 1604 rregjistron eksperiencat e para erotike (“Zgjohet në shtatë e gjysmë, i gjallë dhe i gëzueshëm, i bën të gjithë të puthin zogun e tij”) dhe në moshën 5 vjec raporton se Luigji ka kënaqur kuriozitetet e tij seksualë me një nga kujdestaret.

Lojëra tematike

Lojërat, Luigjit XIII nuk i mungonin, por ishin “tematike”: 300 ushtarë të vegjël argjendi dhe një oborr i tërë kukullash për t’u veshur sipas modës, për të rafinuar shijet e tij. Sic vëren Heroard, Luigji përforcoi defektet më të këqinj fëmijërorë: ishte kokëfortë, kolerik, kapricioz, xheloz për vëllezërit dhe sivëllezërit dhe mbi të gjitha i pabindur, aq sa në moshën 6 vjec refuzoi që të kryente ritualin e pashkëve të larjes së këmbëve të të varfërve (“Nuk dua, nuk dua! U mbajnë këmbët erë”.) Për ta shtyrë, guvernantja Madame Montglat, e ngarkuar nga mbreti për formimin e karakterit të princit të vogël deri në moshën 7 vjec, provoi gjithcka: që nga gogoli i gjallë (“për t’i kallur frikën atij erdhi qymyrxhiu”) deri tek kërcënimi për t’u hequr statusin e Delfinit e deri tek rrëmbimi, që përdorej duke nisur nga 3 vjec. “Dua që ta trembni”, shkruante Henriku VI në një letër drejtuar madame Montglat. “Dhe ju urdhëroj ta bëni sa herë që të tregohet kokëfortë apo të bëjë dicka të keqe, duke e ditur mirë që asgjë në botë nuk do të përfitojë më”.

Tre vjet më vonë, Henriku IV u vra dhe në 17 tetor 1610, në Reims, Delfini u bë Luigji XIII. Ishte 9 vjec, por iu nënshtrua autoritetit të nënës së fuqishme, Maria de Medici, për 7 vite të tjerë. /Focus/

PERGATITI: BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button