Psikologji

Të lodhur nga ata që ju thithin energjinë? Ja çfarë duhet të bëni

Gjithçka ka një vibrim: aromat, tingujt, ngjyrat, objektet, personat. Gjithçka që na rrethon është energji. Sado që kemi aftësi të ndikojmë mbi botën që na rrethon, ndonjëherë e humbim këtë aftësi sepse vibrimi ynë mbingarkohet nga burime që na rrethojnë. Kur na zvogëlohet energjia bëhemi të dobët dhe gjithçka kthehet në negative. Shpesh zgjedhim të jemi ne të pambrojturit dhe realiteti nuk humb kohë për të na vënë në dyshime, për të na hequr çdo siguri.

Ja si mund ta rifitoni energjinë.

 

  1. Largojini personat negativë përmes emocioneve.

Mund të duket një skenar i çuditshëm. Një miku juaj ndihet i trishtuar dhe ju i kombinoni emocionet tuaja për t’u lidhur me to, për ta ngushëlluar. Në këtë mënyrë vibrimi juaj do të jetë në të njëjtën gjatësi vale. Nëse e keni për zemër atë njeri duhet t’i ofroni një vibrim më të lartë në mënyrë që të kalojë këtë gjendje negative që e ka kapur. Si mund ta ndihmosh dikë nëse demoralizoheni ju?

 

  1. Disa gjëra varen nga ju.

Të gjithë përballemi me sfida që na rrisin. Këto sfida mund të duken negative dhe pothuaj të pamundura për t’u përballuar. Më e keqja që mund të bëni është të ndiheni përgjegjës për problemet e tyre. Duhet t’i inkurajoni për të vepruar më mirë, të merrni energjitë e tyre dhe të veproni. Askush nuk ka nevojë që dikush t’ia zgjidhë problemet. Keni nevojë për pak shtysë dhe inkurajim.

 

  1. Zëvendësoni mëshirën me mirëkuptimin.

Duhet të keni besim tek njerëzit që doni, duhet t’u besoni aftësive të tyre. Mirëkuptimi është një forcë që nxit lidhjet dhe rritjen. Mëshira është një forcë që shkatërron personin para se t’i jepet mundësia për të luftuar.

 

  1. Mos jini të sigurt që dini më shumë.

Jeta e një individi është kaq e ndërlikuar sa as që mund të imagjinohet. Secili ka një mendim të vetin, të gabuar ose jo, inteligjent ose jo që duhet respektuar. Mos besoni se i njihni gjërat më mirë se dikush tjetër, por lejojini njerëzve të veprojnë ashtu si më mirë e mendojnë, lejoji të gabojnë, do të jetë një mësim.

  1. Mësoni të thoni Jo.

Mësoni të thoni jo. Mos jini gjithmonë gati të ndihmoni të tjerët, pyesni vetën nëse do të ishit ju në vendin e tyre dhe nëse ata do të silleshin sikundër jush.

  1. Shikoni punët tuaja.

Vazhdoni rrugën tuaj pa ua ndërprerë dikush, as mos ndërprisni atë të dikujt tjetër. Lërini të bëjnë rrugën e vet të jetës.

Këto janë 6 nga gjërat që mund të bëni për të larguar personat që sjellin energji negative në jetën tuaj. / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button