Horizonti.al

Të luftosh depresionin me një… lojë

game

Ndonëse të pëlqyera nga shumëkush, lojërat kompjuterike kanë një reputacion të keq: thuhet se ato nxisin agresivitetin dhe sëmundje. Por studiuesit në Zelandën e Re kanë vërtetuar të kundërtën – duke përdorur një lojë fantazie me role të quajtur Sparx. Eshtë vërtetuar se loja kuron të rinjtë që luftojnë me depresionin – në botën virtuale, ata që luajnë vrasin monstra që simbolizojnë ndjenjat e tyre negative. Në një test të bërë me 187 adoleshentë, 44% e tyre pësuan një shërim total nga depresioni. Dy të tretat e pjesës së mbetur panë një reduktim deri në 30% të simtomave të tyre. Këto lojëra digjitale përdoren gjithashtu për të trajtuar pacientë që vuajnë nga ankthi apo astma./bota.al

Leave a Reply

Back to top button