“Nëse i shtrëngoni dorën Assadit pas masakrave dhe përdorimit të armëve kimike që ju i keni quajtur vijë e kuqe, atëherë duart tuaja nuk do të mund të pastrohen asnjëherë nga historia”
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka kritikuar hipotezën e një marrëveshje me Damaskun që është përmendur nga Sekretari i Shtetit i SHBA, John Kerry: të negociosh me Bashar al Assadin është njësoj si “t’i shtrëngosh dorën Hitlerit”. Turqia është vënë që në fillim në mbështetje të rebelimit të armatosur sunit. “Nëse i shtrëngoni dorën Assadit pas masakrave dhe përdorimit të armëve kimike që ju i keni quajtur vijë e kuqe, atëherë duart tuaja nuk do të mund të pastrohen asnjëherë nga historia”./Bota.al