Enciklopedike

Të “pabërat” e bankës të Vatikanit

Seria: Skandalet që tronditën Vatikanin

Banka e Vatikanit, e njohur zyrtarisht me emrin INstituti për Punët e Fesë është prakur nga skandalet për dekada të tëra. Problemet e saj më të mëdhenj filluan me kolapsin e Banco Ambrosiano në vitet 80. Banka tradicionale katolike kishte dhënë një seri huash të pasigurta për kompani misterioze të shpimit të naftës në Panama, transaksione të cilët ishin facilituar prej bankës së Vatikanit. Pas kolapsit të Ambrosiano, Vatikani mohoi të kishte përgjegjësi ligjore, por më pas u detyrua të paguajë afro 224 milionë dollarë për kredidhënës të ndryshëm. Dyshimet mbetën, se Ambrosiano ishte përfshirë në një skemë pastrimi parash për shumë banda italiane, sidomos pasi kreu i bankës, Roberto Calvi, u gjend i varur poshtë Urës së Blackfriar në Londër, me xhepat e mbushur me copa tullash. Kreu i Bankës së Vatikanit, Peshkopi Paul Marcinkus i shpëtoi arrestimit pasi u mbrojt nga Kisha.
Në vitet nëntëdhjetë, një grup të mbijetuarish të Holokaustit dhe trashëgimtarë të tyre bënë një padi kolektive duke akuzuar Bankën e Vatikanit dhe Urdhërin Franceskan se kishin bashkëpunuar me fashistët kroatë për të fshehur vjedhjet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më vonë padia u hodh poshtë, por jo pa i shkaktuar dëm të mëtejshëm reputacionit të Bankës. Kohët e fundit, ka patur skandale, përfshirë edhe ngrirjen e fondeve të bankës nga gjykatësit italianë, shkarkimi i kreut të bankës, Ettore Gotti Tedeschi, mes akuzave për neglizhencë, si dhe arrestimi i Monsinjor Nunzio Scarano, pasi akuzohet se ka përdorur llogarinë e tij në bankë për të kaluar fshehtas miliona euro nga Zvicra në Itali.

Leave a Reply

Back to top button