Analiza

TE PANDREQSHEM! Euroskeptikët kthejnë kurrizin kur luhet himni i Evropes ne Parlament (Foto)

​Drejtuesi i partisë euroskeptike britanike, UKIP, Nigel Farage ktheu shpinën kur në Parlamentin Evropian nisi të luhej himni evropian, në nisje të punimeve pas zgjedhjeve të majit.

Por eurodeputetët thanë se kjo është mungesë e theksuar respekti. Mediat britanike shkruajnë se kjo shfaqje e pakënaqësisë nga Farage erdhi pasi socialisti gjerman, Martin Schulz u zgjodh sërish si president i Parlamentit Evropian, pavarësisht se grupimi socialist i ka humbur zgjedhjet e majit.

Sipas UKIP, kjo ishte një marrëveshje kulisash, pasi Schulz vendosi të mbështesë Jean- Claude Juncker, rivalin e tij në garën për president i Komisionit Evropian.

Ndërkohë Schulz po kritikohet jo vetëm nga euroskeptikët e Britanisë, por edhe nga mediat e këtij vendi, pasi edhe pse flet për nevojën e kursimeve, ka marrë një post që paguhet 213 mijë sterlina në vit.

ukip 2 ukip1

ukip 5

ukip 4 ukip 3

 

Leave a Reply

Back to top button